E marte, 15.10.2024, 07:22 AM (GMT+1)

Kulturë

''Historia e muzikës shqiptare'' tashmë në duart e lexuesve

E hene, 04.04.2022, 07:58 PM


Ditën e enjte dt. 31 mars 2022, ora 12.30, në sallën “Ibrahim Madhi” në kuadër të festimeve të 60-vjetorit të Fakultetit të Muzikës u organizua përurimi i librit “Historia e Muzikës Shqiptare“ me autor Prof. Asc. Nestor Kraja. Ky aktivitet u mbajt në prani të pedagogëve, studentëve e ish studentëve, muzikantëve të njohur, drejtuesve të shoqatave të ndryshme muzikore, medias  etj.,

“Në këtë kohë pandemie, kur flitet për luftë, ekonomike, politike e shoqërore, unë vendosa të botoj një libër, si një gur në historinë e kulturës sonë që me kohën me siguri do të vijë e do të bëhet edhe më i madh”. Me këto fjalë ju drejtua autori Nestor Kraja të pranishmëve në këtë të ditë të shënuar për të gjithë artdashësit e kulturës muzikore.

Ky libër, një çast me rëndësi në karrierën e vetë autorit doli pas një pune disa vjeçare si një kontribut për trashëgiminë kombëtare.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast vlerësuan punën e autorit emra të njohur të këtij Fakulteti si: pedagogu dhe violinisti Lorenc Radovani, kompozitori dhe pedagogu Aulon Naçi të cilët u përqëndruan në analizën e kësaj pune studimore e dokumentuese. Në fjalët e tyre Radovani dhe Naci u ndalën edhe tek karakteri atdhetar i librit që përcjell sidomos tek të rinjtë krenarinë për kulturën kombëtare. Dekani i Fakultetit të Muzikës Prof. Dr. Isak Shehu në fjalën e tij përshëndeti autorin dhe tregoi mbështetjen që botimet e kësaj natyre të vijojnë dhe të jenë edhe për studentët, brezat e rinj e më gjerë.

Libri “Historia e muzikës shqiptare” është mbështetur nga Fakulteti i Muzikës i Universitetit të Arteve në Tiranë. Përpara se të hynte në botim libri u prezantua me lexuesit duke u botuar fillimisht në faqen e internetit në Universitetin e Arteve ku qëndroi për më shumë se dy muaj. Autori e ftoi trupën akademike të këtij Universiteti të kontribuonin në pasurimin e këtij botimi duke i përfshirë mendimet e atyre që ju përgjigjën ftesës, në versionin përfundimtar.

“Historia e Muzikës Shqiptare” është një format i ngjashëm për nga karakteristikat me botimet ndërkombëtare të kësaj natyre. Ai nuk është konceptuar si enciklopedi muzikore ku çdokush ka lëvruar muzikën dokumentohet si një zë i saj, por si shumë prej modeleve më të rëndësishme të historës muzikore ndërkombëtare, është menduar të ndalet në pikat më domethënëse, duke u përqëndruar në krijimtarinë muzikore shqiptare.

Autori është mbështetur në përjetimet personale mbi dokumentacionin e shfletuar gjatë punës për hartimin e saj.

Në këtë libër paraqiten studime përgjatë periudhave të zhvillimeve muzikore në Rilindje, në periudhën e Pavarësisë dhe të Mbretit Zog, të periudhave socialiste si dhe të zhvillimeve të fundit të dekadave të demokracisë. Informacionet, konstatimet, ngjarjet, arritjet, portretet dhe vlerësimet mbi muzikën e pas viteve ’90 vite zënë një vend të vecantë. Shumë nga analizat muzikore të përfshira në këtë libër botohen për herë të parë.

Në libër janë ndërthurur portretet e kompozitorëve tanë, duke vendosur rubrika mbi muzikologjinë tonë, etnomuzikologjinë apo historinë e institucioneve kryesore në vend. Bibliografia e gjerë përmend një listë të gjatë të veprave të shqyrtuara.

Pas Tiranës, stacioni i radhës i përurimit është Kosova, më të cilën autori Kraja ka një lidhje dhe përvojë të fortë emocionale.

“Historia e Muzikës Shqiptare” gjendet në librarinë “Bookland” pranë Galerisë ETC në Tiranë si dhe online në:

Për të gjithë të interesuarit jashtë Tirane, apo jashtë vendit që dëshirojnë ta kenë librin mund ta
porosisin direkt online:
https://bukinist.al/en/studime-kritike/13047-historia-e-muzikes-shqiptare.html?search_query=Nestor+KRaja&results=1
Transporti bëhet me Posta Shqiptare, DHL.

Bukinist bën dergesa edhe në Kosovë kundrejt shumës 5 euro të transportit.
Pagesa bëhet me Pay Pal, kartë krediti dhe me transaksion bankar.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora