Kulturë
Përparim Hysi: Hakmarrja e "butë"
E merkure, 06.04.2022, 05:47 PM
Hakmarrja e "butë"
Tregim nga Përparim Hysi
Ndonjëherë
ndodh që"vret" pa dashje.Ç'do lexoni më poshtë, është një ndodhi dhe nuk ka asnjë thërrime trillim. Po të vini re, që dhe foljen"vret",
por dhe mbiemrin"e butë", i kam vënë në thonjëza se janë veç aluzione
ku fshihet një e vërtetë. Megjithatë, le
t'ia heqim lexuesit aluzionet nga koka
dhe të dalim nga deti i mistereve, në stere.
* *
*
Ka
mbi 60-vjet që ka ndodhur dhe fillesa ka qenë, kur FILIP BARDHI, heroi qendror
i këtij tregimi, qe maturant. Ishte i dashuruar me një bashkëmoshataren e tij
që e kish njohur aty, në shkollë. FILIPI mori maturën dhe, prag viteve
'60-të, të shekullit tjetër, u emërua
mësues në një fshat të largët:mbi 30-km
larg qytetit. Larg qytetit dhe në shtëpi vinte rrallë:o njëherë në dy javë, o
njëherë në muaj. Atëherë nuk kishte rrugë për makina në atë fshat të largët (
kur i shkruante të dashurës, jo pa shpoti, i shkruante:"...larg e larg,
emëruar/tri male kaptuar". I shkruante kështu, se e dashura e tij,
Kamila, atë vit qe maturante. Atë kohë
nuk flitej as për telefon dhe as për
udhëtime të ndërsjellta dhe vetëm letrat qenë ato që"zbutnin", sado
pak mallin. Por dhe letrat vinin njëherë në javë në atë fshat të largët. FILIP
BARDHI në pritje të përgjigjes nga e dashura, mend kish mbushur një fletore të
tërë dashurie, se sos se kish zbavitje
tjetër. Kur po afrohej vitii i fundit shkollor,
të dy: edhe FILIPI, por dhe KAMILA do i hapnin"teskeretë" tek
familjet e tyre, se çfarë do prisnin më:KAMILA jetime dhe FILIPI në një familje
të madhe që rronin në një apartament dy plus një, kërkonin që të shkëputeshin dhe të fillonin
jetën e tyre familjare. Plane dhe vetëm plane si "axhami" që qenë të
dy. Aty, pragqershori të vitit 1960, FILIPIT i mbrriti letra e shumëpritur. Tek
ia mori me vërshëllim kënaqësie një melodi që i relaksonte shpirtin, KAMILA i
shkruante se në derën e saj(kishte vëllan në komietin e partisë së rrethit),
kish trokitur dikush që i kërkonte dorën. FILIPI mend kërceu përpjetë, sikur
dikush e gjuajti me grusht papritur. I shkroi KAMILËS se çfarë do të bënin për
t'i dalë së keqes përpara. KAMILA i shkroi: prit letrën tjetër nga unë.Asnjë
veprim tjetër mos bëj. Imvëlla sikur ka"nuhatur" dhe nuk është mirë
për të dy. Dhe FILIP BARDHI i vuri zemrës një gur dhe, tek priste letrën
tjetër, zuri t'i rritej mjekrra. Qëlloi
që mbarimi i provimeve të lirimit me nxënësit e klasës së shtatë të përkonte me
ato të maturës. Sa mbërriti në shtëpi, mezi pritej të gëdhihej që të nisej drejt
qytetit ku ishte KAMILA. Qe tërbuar se priti letër nga ajo dhe jo vetëm letër
nuk erdhi, por tani mezi priste që të shkarkohej kundër saj, sado që malli e
kish pikur.
* *
*
KAMILA,
për çudi, nuk erdhi vetëm, po me Dhuratën që e dinte dashurinë e të dyve.
Filipi takoi për kortezi të parën Dhuratën dhe, ndërsa priste një takim më
intim me Kamilën, kjo e priti me këmbët e para:- Nuk të shkrova në letrën e
fundit se ç'duhet të bëje? Jo vetëm nuk më ktheve përgjigje, por një muaj nuk u
bëre i gjallë. Je munduar kot. Tani unë jam fejuar (imvëlla erdhi enkas) me një
shokun e tij. Dhe nga Dhurata nuk kam se ç'fsheh gjë:imvëlla jo vetëm e kish
zbuluar, por dhe shpejtoi të më fejojë me një shokun e tij që punon në komitet.
Ndërsa Filipit, po i dilte tym nga koka, Kamila tërhoqi Dhuratën dhe u kthye në
konvikt.Filip Bardhi mend e bëri buzën
gjak aq e kafshoi nga e keqja.
U
kthye hundë e buzë andej nga kish ardhur dhe, po hundë e buzë, u fut në shtëpi.
Nuk hëngri dhe së ëmës i tha që kish ngrënë. Mend dogji jorganin nga cigaret
ndiz-shuaj dhe, kur u gdhi, mendoj që të
nisej në plazh. Ashtu bëri.
U
zhvesh dhe, tek shullëhej atje mbi rërën e nxehtë, dëgjoi një zë femre:- Uh,
Filipi! Po unë të kam kërkuar në qiell dhe të gjeta në tokë, -foli e
porsaardhura. Filipi u çua dhe.kur e pa, njohu një miken e dkurshme, edhe kjo
në shkollë me FILIPIN. Ishte Katerina.
-Po
si je, moj KATERINË?-pyeti Filipi.
-Siç
e sheh: vra e pri dhe gjak mos nxirr, - u përgjegj ezber ajo.
-Për
ashtu nuk ta ha qeni shkopin ty, - i bëri kortezi ai.
-
Kurse ty, - tha me shpoti KATERINA, - më duket se jo vetëm ta ka ngrënë, por t'i ka lënë dhëmbët mu aty
ku të ka kafshuar.
Pastaj.si
për ta ftohur paksa atë batutën e saj të nxehtë, i tha:- Jam martuar me
Thanasin që ti, besoj, se e njeh.
-Po
si nuk e njoh THanasin, thuaj me Nasin nga Ç... se jo vetëm e njoh, por e kam
shok të mirë.
-Epo
miqësinë e pandarë, - shpotiti ajo. Paskemi arsye që të takohemi dhe herë
të tjera. Ne jemi tek kabina nr.13, në ke kohë të na nderosh për vizitë. Tani
Nasi ka marrë rrjetat dhe po gjuan andej nga kanali.
-
Do vij patjetër, - i tha Filipi.Kam kohë që nuk jemi parë me Nasin.
-Mirëse
të na urdhërosh, - tha me politesë ajo.
* * *
FILIPI,
si për të nxjerrë mërzitjen, nuk po i
ndahej plazhit.Leja e mësuesëve qe e gjatë dhe për të bëhej mirë, tek molloisej
me veten.Aty nga ora 10-oo, sikur u vërejt dhe koha nuk qe as për rreze dhe as
për det. Filipit iu kujtua kabina nr.13 dhe vendosi t'i bënte vizitë shokut të
tij, NASIT, dhe, një rrugë e dy punë:të shkëmbente ca
shpoti me miken e dikurshme, Katerinën.
Trokiti dhe, sa u hap dera, dha ballë Katerina. Mirëse erdhe, o plazhist, - shpotiti ajo. Ai, sa hyri,
pyeti:- Ku është NASI? Ajo, si gjithmonë hazër-xhevap, bubulloi:- E di që t'u hapë barku për Nasin,
se jini shokë të vjetër, kurse unë jam kot.
Me kohë nuk ta kam mbushur synë! Filipi e kuptoi që, me siguri, Nasi nuk
ish aty se si mund të guxonte të"vërviste pleshta" kaq hapur kjo,
Katerina, që gjithë kohës që e njihte ai,
kish nevojë për fre dhe jo për shtyrje. Meqë ke aq merak, -foli ajo, -
Nasi u nis në qytet se e motra e tij është shtruar në spital. Filipi.kur mori
vesh që shoku i tij nuk ishte, u ngrit.
-Po vij njëherë tjetër, -tha.
-
Ku do vesh? Nuk luan nga vendi, -ngulmoi ajo. Ke ardhur si me porosi.
Ç'porosizeza, - foli si mbi gjemba, Filipi.
Dhe
Katerina tregoi...
Unë
e mora vesh që je prishur me Kamilën. Ajo të kish nisur letër, ku të kërkonte
veprimet e fundit dhe letra në vend të vinte në NDËRNËNAS ku punoje ti, erdhi
në NDËRMËNAS ku punonte NASI. Nasi jo vetëm e mori letrën (epo unë nuk jam aq
mosmirënjohëse, sa mos të tregojë të vërtetën), por e hapi dhe aq u gajas sa u
shkri së qeshuri. Kur e pashë që shqyhej së qeshuri, nuk u përmbajta dot dhe i
thashë:- Je njeri i lig. Vrave një dashuri! e, punë e madhe, -tha ai:as ka për
ta marrë vesh. Filipi u murttye, sa, po ta kish Nasin aty, do ta sulmonte
fuqishëm, sa do tentonte ta mbyste.
Katerinë, - foli, - më ke hequr një barrë pargjykimi për Kamilën dhe atë Nasin
tënd nuk dua më që ta shoh me sy. Po të kisha mundësi, edhe mund ta vrisja. Ty,
Katerinë, të jam mirënjohëse. U ngrit të ikte, por hesapet i kish bërë pa
hanxhinë.Hazërxhevapja i tha:- A do të hakemerresh me Nasin e ligë, ja tek
është Katerina e mirë. Zgjati duarët dhe e tërhoqi mbi krevat. Si
mbaruan"punë", Katerina i tha:- Unë të kam dashur gjithmonë, por Nasi
e mertonte këtë hakmarrje të"butë",
Ja, kështu ka ndodhur dhe përkimi me emra është vetëm rastësi. Për një
bashkëtingllore nga"n" në "m", u prish një dashuri, ashtu
si një dasëm për një qepë.