E hene, 07.10.2024, 07:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Marrëveshja e principatës së Arbërit me Raguzën

E shtune, 09.04.2022, 06:23 PM


Data të veçanta kombëtare: 9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës është një datë e rëndësishme historike drejt realizimit praktik të çështjes shqiptare në Europë. Kjo datë është fryt i vertikalës historike të shtetësisë/qytetarisë sonë rreth 2500 vjeçare!

Nga Jahja Drançolli

Në mbështetje të historisë së shtetit, rrënjët e tij duhen kërkuar shteti i Kosovës, që nga Mbretëria e Dardanisë e njohur së paku që nga shek. IV para erës tonë; gjatë periudhës mesjetare përmes Shtetit të Arbërit, kufiri i të cilit (nga fillimi i shekullit XII) shtrihej deri te Labi në veri (Llapi i sotëm), si dhe në Shtetin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, shtet ky që pas Kuvendit Lezhës pothuajse ka përfshirë pjesë të rëndësishme të Kosovës së sotme.

Dihet gjithashtu se, nga mesi i shek. XI filloi procesi i krijimit të formacionit të parë shtetëror të Arbërisë mesjetare. Më vonë, burimet historike nga fillimi i shek. XII, nxorri në dritë shtetin e Arbërit me qendër në Krujë. Sundimtari i parë ishte Progoni (1190-1198), e më pas djemtë: Gjini (1198-1206) dhe Dhimitri (1206-1216). Principata e Arbërit fuqizimin më të madh e arriti gjatë mbretërimit të Dhimitër Progonit. Në një akt të marrëveshjes tregtare të shtetit arbëror me Raguzën, nënshkruar nga Dhimitri në vitin 1210, e konsideruar si marrëveshja e parë ndërkombëtare e principatës arbërore, Dhimitri e quan veten "Panhipersebast" dhe "Arkon i Madh" ("Demetrius Die gratia panypersebastos et magnus archon”). Akti i marrëveshjes u realizua në kancelarinë shtetërore të Principatës së Arbërit dhe u nënshkrua nga Dhimitri dhe vasalët e tij: Jonema, Markeni, Serneli, Peltus, Len, e të tjerë. Titulli i parë i ka rrënjët në fjalën sevast (????????), titull i përhapur nga Aleks Komneni I (1081-1118), një perandor bizantin. Në Arbëri atë titull e kishin edhe sev(b)asti i Skurjës, sev(b)asti i Misjes, sev(b)asti i Kurbinit dhe ndonjë tjetër. Titulli në fjalë zakonisht mbahej nga zyrtarë që kishin lidhje farefisnore me familjen perandorake bizantine. Titulli i dytë megas arhond (arkond i madh) ishte afër titullit të çdo sundimtari fqinj të kohës. Të dy këta tituj (panhipersev(b)ast dhe arkond i madh, në diplomatikën bizantine ishin të barazvlefshëm me titullin princ sipas diplomatikes perëndimore. Dhimitri përmendet edhe me një titull të tretë - me titullin "princ" (princeps) dhe "gjykatës" (iudex), me të cilin titull Dhimitri e quajti Papa Inocent III (1208). Titulli princ si sovran i Principatës së Arbërit, e kishte legjitimuar Dhimitrin sipas terminologjisë zyrtare perëndimore dhe lindore.

Burimi: Karta e Dhimtrit e vitit 1210, që vërteton marrëveshjen e principatës së Arbërit me Raguzën (Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut)!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora