Kulturë
Sevdail Hyseni: Luani dhe maçorri
E diele, 10.04.2022, 03:32 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Luani dhe maçorri
Një
Luan prej xhungle
Zbret
nëpër Luginë,
E
takon Maçorrin
Shtrirë
në lëndinë.
I
sulet furishëm
Ta
bëjë copë e grimë,
Mos
i thotë Maçorri:
-Ti
je vëllai im!
Çfarë
vëllai më thua,
Paske
rrëshqitur, ore
Unë
kaq i madh
Ti
i vogël fare!
Dale,
vëlla i dashur
Pse
ngutesh aman,
Hallet
dhe kusuret
Më
kanë lënë goglan!
Këndej
në Luginë
Ta
them pa ngurrim,
Veç
pse jam maçorr
M’shkelin
me qëllim!
S’më
japin të ha
Madje
as të pi,
Tërë
jetën e lume
Punoj
angari!
Desh
u çmend Luani
I
thotë eja shpejt,
Të
shoh kush atje
Nuk
të lë të qetë?!
Në
hyrje të fshatit
Takojnë
një Malësor,
Tek
çante një lis
Ngadalë
dhe me zor!
I
kërcen Luani
E
mbërthen për fyti,
Ke
mëshirë të lutem
Unë
jam Sahiti!
O
mbret i fuqishëm
Të
kërkoj ndjesë,
Më
ndihmo ta çaj
Lisin
në dy pjesë!
Fute
këmbën këtu
Që
ta ndërroj pykën,
Pastaj
kësaj pune
Ia
lidhim grykën!
Luani
vë shputën
Pa
menduar mirë,
Malësori
heq pykën
Dhe
e zë jesir!
I
del nga prapa
Me
hu e godet,
Deri
sa bytha
Tim
e flakë i qet!
Luani
i thotë Maçorrit:
-O
vëlla s’e kam ditur?
Me
kë paske punë,
Tepër
qenke rritur!
(Ilustrimi marrë nga
interneti)