Kulturë
Përparim Hysi: Filipok!
E diele, 10.04.2022, 02:41 PM
FILIPOK!!!
"...kurrë
nuk shkruaj për gjëra që nuk di"
LEO FILIPE-shkrimtar spanjoll
Tregim
Nga
Përparim HYSI
Po
të shihni me vëmendje, këtë citatin e LEO FILIPES, nuk e kam vënë të plotë.I
plotë do të qe, nëse shkruaja kështu:"Në botë ka plot gjëra që nuk i di,
por unë kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk i di". Në një farë mënyre, edhe
unë kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk di.Kjo ndodh, se nuk ia them fare dhe
nuk jam hiç i zoti. Ky titulli i këtij tregimi është pak si
një"kopjim":"Filipok" është një tregim për fëmijë nga LEON
TOLSTOI. Nasi Ç... që qe martuar me Katerinën, vërtet që ishte kurioz i sëmurë dhe ky ves e shtyti të
hapte letrën që mezi priste Filip Bardhi, por duhet të them që, relativisht,
ishte mësues i aftë. Aftësia në punë s'para përkon me ligësinë (se ligësi qe
ajo që bëri me letrën e KAMILËS për Filipin), por ndodhte që t'i rrënjosej në
kokë ndonjë personazh, siç ndodhi dhe me këtë, Filipokun.
* *
*
Nasi
me Katerinën kishin dhjetë vjet martuar dhe, sado në dukje qenë një çift që nuk
kishte të sharë, përsëri kish diçka
që"çalonte":kishin 10-vjet pa fëmijë dhe nuk kishin lënë gjinekologë
pa u vizituar. E para, Katerina se, kur i vinte radha Nasit për t'u vizituar,
ky ia kthente me këmbët e para:- E ke fajin ti, moj Katerinë, se sa për Nasin,
atij i bëjnë marshalla femrat kur kalojnë rrugës. Pastaj, i kthehej Katerinë,
por unë të dua kështu si je:qumështore,
e bardhë dhe faqet m'i ke si
tulsimite. Dhe ajo:- Po ashtu jam tani, por , kur mos jem më si tulsimite dhe
zë rreshkem e të bëhet faqa si me izoipset në një hartë gjeografike, atëherë do
t'i biesh kokës me grushta.Dhe , në fund të fundit, duhet një fëmijë, NASI. Se,
për vete, e ke mirë ti, NASI: lë punën, del nga
shtëpia dhe ku leh qen dhe ku del tym, ku ia bën daullja"bym",
është Nasi im. Katerina , mbyllur brenda,
si ato vajzat qëmoti që, pasi prisnin ditën e martesës, nuk dilinin nga
shtëpia. Pastaj, - vazhdoi mllefin Katerina, - ndryshe gruaja dhe ndryshe
burri.Sot, vërtet, jam qumësht e bardhë, po nesër. Se, zotrote (është fjala për
Nasiin) as e vret mendjen për më tutje: ti dukesh si martuar, pa martuar, po
njësoj. Apo nuk je pak si çehrezi që, kësaj ngjyre nuk i kuptohet mosha. Nasi
që s'para duronte bodecin e së, shoqes,
kësaj radhe i tha:- Vërtet pak çehrezi jam, por ti e di, moj Katerinë, që fiku
i zi, është më i ëmbël se i bardhi dhe, pasi i dha një puthje kortezie së
shoqes, bëri zakonin: doli andej nga e
prisnin shkokët.
* * *
Në
fshat (epo unë fshatar jam), thonë:-Gruaja është si mola. Ajo mund të hajë dhe
trarët e shtëpisë. Sado që kjo thënie është paksa tronditëse, këtë radhë e
sjell si dëshmi e asaj që ndodhi me këtë çift dhe, veç çiftit, edhe me FILIP
BARDHIN që, u ndërkallë fare rastësisht,
në këtë tregim. Fare rastësisht, por u bë paksa si i lidhur pazgjidhmërisht
në këtë tregim. Katerina arriti ta bindë NASIN që të vizitohej dhe, kur u panë
analizat, u vu re se, që të dy,
qenë"fajtorë pa faj". Ngaqë NASI nuk mund të çburrërohej, iu la"faji" vetëm
Katerinës. Kjo u porosit: të futej në kum të nxehtë deri në fyt dhe këtë kurë
ta vazhdonte një muaj. NASI apo"fiku i zi" qe"buçko", se,
kur thosh HASAN ZYKO KAMBERI:"Kadiut, po t'i dëftesh paranë/ters e vërtit
sherjanë", e kaloi më lehtë provimin.
Si, "kavalier galant", fiku izi zu të kapërdisej. Erdhën pushimet e
verës dhe NASI deklamoi:- Sa të mbrrijmë
dhe ashtu nga ora 10.00, para dite, do
të hap një gropë dhe do të të mbulojë me kumë deri në fyt. I ke parë ato filmat
nga AMERIKA LATINE?Ata robërit ashtu i groposnin të gjallë. TY, moj KATERINË
që, po nuk të deshi vjehrra, të do lala vet, - filloi të gilgilosej NASI dhe,
ke për të parë, do kemi fëmijë apo jo.
E
thënë, e bërë. Katerina u fut në atë gropën dhe çfarë nuk bënte vetëm e
vetëm të mbetej shtatzënë. Vërtet e kredhur në kum, por fytyra rrezëllinte.
Kushdo që kalonte bri saj, nuk mundej pa
e zhbiruar me sy. Kish nja një javë dhe, për çudi, u befasua nga një kalimtar.
Ky, sado i moshuar, sikur s'kish hequr dorë nga ca vese të kohës
së djalërisë. E pa tjetrën që "mbytej" dhe, sa e prakaloi,
befas u kthye mbrapsht dhe i tha:- T'i bëhet në grykë atij që të ka dënuar si
martire. Kuptohet kjo thënie qe ashtu si me të qeshur dhe me të ngjeshur.
Pastaj, "babloku" shtoi:- Përse ky"ndëshkim" në këtë diell
që pjek si saç? Katerina e pranoi pak me xhetilencë ndërhyrjen dhe, tek u
mundua të shpjegohej, babloku foli:- E kuptoj,
moj bijë e xhaxhait, por sa vite kini martuar?
-
10-vjet, - tha Katerina. Babloku u nis të ikte dhe, befas, si ai që nuk rri dot pa u trazuar me punët e
botës, u riafrua tek e mbytura dhe me atë dialektin e fortë nga jugu, e shkrepi:
-
Ke ndërruar dash, ë?!!!
E
la pyetjen e rëndë si një gozhdë të ngulur në mendjen e KATERINËS. Tani
KATERINA nuk po ndjehej më rehat.Nuk thonë kot:hedh një i marrë një gur në
ferrë dhe mblidhen njëqind të mençëm dhe nuk e nxjerrin dot.
Sa
hyri në kabinë, tha me vete:- Ke ndërruar dash, ë?!!! U la pas asaj banje aq të
rëndë dhe, ngaqë po merrte veten me të mirë,
iu kujtua i ati, SOTIRI. Sotiri kish thirrur në shtëpi një usta për t'i bërë një çarg për minj.Kur e mbaroi
çargun, Sotiri e pyeti:- Është i sigurt
apo jo? Dëgjo, - i tha ustai, - çargun e bëra, por për siguri të duhet një mace
në shtëpi. Dhe Katerina tha:- Kurën po e bëj, por, për siguri, duhet
të"ndërroj dash"!!! Duhet ajo"macja" e ustait apo ai,
"dashi" i atij bablokut. Nasi.si zakonisht, takëmet e gjahut dhe
tutje nga kanali. Gjithmonë kujdesej që KATERINA, të "mbytej deri në
fYt" dhe tym, Selim.Drejt e në peshkim. Një ditë, tek doli nga gropa dhe
po shkundte kumin nga trupi, pa FILIP
BARDHIN. Sakaq, desh bërtiti si Arkimedi:-Eureka! "Eureka" se e gjeti
"dashin".Ky "dash" qe FILIP BARDHI. Dhe, ndërsa"fiku i
zi", NASI Ç..., nisej për gjah, atje tek kabina nr .13, rrëfehej FIIP BARDHI. Si rrallë e për mall,
për mos rënë në sy të botës. Mbaruan pushimet dhe, ndërsa Katerina u kthye nga
shkolla më heret se zakonisht, e kuptoi
që ishte shtatzënë. Mezi priti, sa të kthehej Nasi në shtëpi.Ky hyrë pa hyrë
mirë, Katerina e kapi me të dy duarët
prej qafe, i dha një të puthur dhe s'e mbajti dot gëzimin:-NASi jam
shtatzënë!!! NASi e ngriti avadan dhe s'e lëshonte. Të thashë që kumi do të
bënte mirë. Dhe aq i gëzuar qe nga lajmi, sa, kur e lëshoi, mend sokëlliti.
-
Ma ndjen zemra që do jetë djalë dhe, po qe djalë, moj Katerinë, emrin do t'ia vëmë FILIPOK!!! Katerina, mend
u tramaks.Të ketë dëgjuar gjë, për"dashin", ky? Po, kur pa që NASI qe
shend e verë, pyeti:- Ore NASI por ç'është ky emër Filipok apo të kujtohet ai,
i shkreti Filip për atë proçkën i ke bërë.
-
Jo, moj jo, - por FILIPOKU është një fëmijë për të cilin tregon LEON TOLSTOI që
është shkrimtari më i madh i botës. Katerina u qetua dhe, tek mbeti vetëm,
tha:- Dash i Katerinës, do ZOTI e të të kem në shtëpi.
Pas
9-muajësh, Katerina lindi djalë. Emrin ia vuri NASI:FILIPOK! Kur e mertte në
prehër, KATERINA e përkdhelte:- Dashi i mamas dhe NASI:- Korrosaku i babait!
Korrosak në Myzeqe u thonë peshkatarëve.FILIPOKu nuk u bë korrosak, por mama
KATERINA dhe, kur u rrit, ia fërkonte kokën dhe, duke e puthur, i thoshte:-Dashi i mamas... Epo ku harrohet"kolla
e vjetër?"
Tiranë, 10 prill 2022