E hene, 27.10.2025, 06:40 PM (GMT)

Kulturë

Rexhep Shahu: Ne, të gjallët e vdekur

Në mos ne, të gjallët e vdekurTë vdekurit e gjallë do të vijnë një ditë patjetërDo t’i braktisin varret e do të vijnë të na shpëtojnëDo të vijnë ta ngjallin protestën tonë të vdekurT’i japin shpirt protestës tonë të coftë...

Bashkim Saliasi: Tragjeditë e Eskilit

Eskili në veprën e tij është shprehur qartë se, teprimi i pasionit, qoftë edhe në mbrojtjen legjitime bëhet shkas për imigrimin e "të drejtës" te kundërshtari yt, i cili, duke u përgjigjur me të njëjtën mënyrë bëhet shkas për brezni të tëra krimesh që shoqërojnë breznitë njerëzore...

Sevdail Hyseni: Kënga që s’u këndua

Derisa punonin në arë burrë e grua,Në periferi të fshatit, afër një krua.Në xhep burrit i vjen një mesazh,E fton dashnorja për një masazh. - Vdiq xhaxhai! - thotë burri lanet,Më shkruan kushëriri n’këtë moment.- Shko! - i thotë gruaja me pikëllim,Ara s’pret me lot, veç dorë dhe punim...

Sadbere Emshiu: Ymer Nurka – Një zë i kohës në Lirikën dhe Baladën shqipe

Kur tradita takohet me modernitetin, disa emra nuk mbeten thjesht në faqet e librave apo në kujtesën e një brezi; ata bëhen nyje të një zinxhiri shpirtëror që lidh poetët dhe prozatorët ndër mote, sikur lumenjtë e vjetër të Korçës dhe Pogradecit që rrjedhin nën diellin e mëngjesit, duke mbajtur të fshehur në rrjedhën....

Dorian Koçi: Hora e Arbëreshëve

Hora e Arbëreshëvet, e njohur sot si Piana degli Albanesi, është një nga vendbanimet më të rëndësishme historike e kulturore të arbëreshëve në Itali. E themeluar më 30 gusht 1488 nga të mbijetuarit e eksodit shqiptar pas vdekjes së Skënderbeut dhe pas rënies së rezistencës shqiptare kundër osmanëve...

Gani Pllana: Ura e re mbi Ibër

Në Mitrovicë, ku era fëshfërin mes plepaveQëndron një urë që mban mbi supe kujtimet e vjetraE re në emër, por me shpirt të lashtëKa parë lot, ka ndjerë shpresë, ka duruar urate Nëpër Ibër rrjedh uji i qetë e i vrullshëm, bilurSi zemrat që digjen, në heshtje e në zhurmëNjëri breg shikon nga e kaluara e...

Kristinë Oroshi: Lufta e heroit Ndue Përlleshi në dritën e folklorit

Heroi i kombit Ndue Përlleshi përveç që ka lanë gjurmë në studimet historike përmes shumë studiuesve që kanë botuar shkrimet e tyre në aspektin historik një rol të rëndësishëm për ndriçimin e veprës heroike të Ndue Përlleshit e ka ndriçuar edhe kënga folklorike shqiptare...

Hazir Mehmeti: Rexhep Rifati, frymëzues e krijues i pandalshëm

Në sallën e bukur të Institutit Albanologjik u prezantuan vepra të autorëve nga mërgata, mes tyre ishte Rexhep Rifati me librin i tij të njohur “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”. Rreth  kësaj vepre kushtuar arbëreshëve, shkruan kritik e figura të njohura,  mes tyre At Antonio Belushi...

Visar Zhiti: Dy poetë dhe bronzet e tyre

Kanë lindur në të njëjtën ditë, si sot në 28 gusht, në vende të ndryshme dhe në shekuj të ndryshëm, u përkasin gjuhëve të ndryshme dhe kulturave të ndryshme, njëri ka madhësinë e kombit të tij të madh, që i ka dhënë botës, tjetri fatin e kombit të tij të vogël e të copëtuar nga bota…John Wolfgang von Goethe dhe Ali Podrimja...

Hamdi V. Thaçi: Xhemë Tërnafci – Shembull i luftëtarit të lirisë

Duke filluar që nga titulli i librit, autori të bënë kureshtar, të cytë, nuk të lenë të qetë, të ngutë të mësosh e të zbulosh për Sugarin e Çetës së Azem Galicës, i cili në realitet është edhe strumbullari i kësaj teme të rëndësishme, të thurur me mjeshtri e art krijues nga pena plot elokuencë e profesorit Bedri Tahiri...

Mihal Gjergji: Bexhet Nivica

Bexhet Nivica, i njohur kështu në reagimet e tij të publikuara në gazetën “Demokratia” (gazetë e Xhevat Kallajxhiut e cila doli në Gjirokastër më 28 nëntor 1925 dhe vijoi deri më 1939), apo Bexhet Malaj siç njihej nga bashkëfshatarët e tij niviciotë, prej kohësh ka hyrë në mendimet e mia...

Mehmetali Rexhepi: Shoku im, dëshmitar i ëndrrës për atdhe

Shoku i rinisë sime, Ilmi Ramadani, paska ikur në botën e amshimit!Pikëllimi është i natyrshëm për mua…Në këto çaste më rikthehen copëza kujtimesh: ndejat në odën e Malajve, të Hasanit e të Rexhepit me Nijazi Korçën, Fazli Abdullahun e ndonjë tjetër, e rregullisht me Ilmiun te Selku, siç e thërrisnim babain e tij...

Viron Kona: Ligjëruesi 'modern'

E kishin kërkuar vetë atë ligjërues,prof.me gradë të lartë në ekonomi,por ndonëse të përqendruar tek ai,s`po e kuptonin dot ligjëratën e tij. S`dukej si ligjëratë, por si labirint,përzierje shprehjesh frazeologjike,hyrje - dalje pa fund nëpër fjalorë,komente situatash e idesh politike...

Sevdail Hyseni: Pishpiriku

Sipas rregullit të lojës, pa keqkuptim,fjala “pishpirik” nuk është nënçmim.Në shumë raste ka vlerën më të arrirë,se pika, xhandari, dhjeta e dyshi i mirë. Shih si luajnë politikanët tanë pishpirik:tre letra të fshehta, një përmbi – taktikë.Marrëveshjet në ajër, me qesh e ngjesh,parullat në ekran – tatari e marrtë vesh!...

Blerim Rrecaj: Valëbardha jonë

Qofsh valëbardhë ShqipëriQofsh e gjelbëruarE luleshumëE mrekullueshme jeO kopsht harmonieMë e bukur mund të jeshMë të bukur mund të bëjmë...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx