Albert Vataj: Anekdota dhe episode nga jeta e njerëzve të shquar
Balzakut po i binte në qafë një i patalentuar që i jepte çdo ditë me dhjetra faqe për t’i lexuar.– Dëgjo, – i tha Balzaku,- ti ke prirje por duhet të lexosh më shumë.– E çfarë përfitimi do të kem? – e pyeti ai me naivitet.– Duke lexuar shumë do t’ju mbetet më pak kohë për të shkruar…


























