E merkure, 30.04.2025, 03:20 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me Kompozitorin dhe Kantautorin Pirro Çako

Kam mundësuar gadishmërinë për një intervistë ekskluzive për faqen tonë www.zemrashqiptare.net nga këngëtari Pirro Çako. Do ju isha mirënjohës nëse merrni përsipër të ishit ju ai që do ta mbanit këtë përgjegjësi profesionale. Ishte ky, ose saktësisht diçka rreth këtij formati, e-mail i përsëritur nga një i njohur i rastësishëm, por që do të mbetet ndër miqtë e mi më të mirë. Porsi një detyrë perëndishë të Olimpit, kësorasti si një Gurë Sizifi, mu rëndua në detyrimet e të përditshmes të dengur plot stres dhe çoroditje...

Antishqiptarizmi i një shqipfolësi - Nga Albert Vataj

Absurde! Ka plot emërtime të tjera në fjalorin e shqipes së sotme, por falë një kuraje civile dhe gjakftohtësie që motivon pak shqiptar në të sotmen nevracingëritëse vendosa ta pagëzoja vetëm kështu atë që do të zinte vend në gjykimin e një deklarate të çmendur...

Beteja e territoreve dhe miklimi nga pushteti i parasë

Do të mjaftonte qasja për rregullimet e marrëdhënieve ligjore të biznesit që klasa politike të gjente veten në një tjetër kacafytje idesh dhe kundërshtishë. Poseduesit e pushtetit gjithnjë kanë një mundësi për të vendosur pozita superiore, duke propozuar praktika ligjore dhe mjete të vërë nën fre logjikën e funksionimit të biznesit. Gjithashtu edhe opozita turravrap gjen me dhjetra arsye për ta rreshtuar gjithë potencialin e saj njerëzor në frontin e kundërmësymësit. Me apo pa të drejtë, motivuese ose jo, në emër të modernitetit dhe shmangies së abuzimeve, apo nën yryshin e një...

Filozofia e politikës së paqes, mbi një fushë të minuar

Zhurma nervacingëritëse që provokoi takimi Nano-Berisha tejkaloi premisat pozitive për një këndvështrim të ri të politikës shqiptare, një tjetër kahje që propozohej turravrapit që kishte marrë në këto momente kur i gjithë faktori ndërkombëtar kishte drejtuar projektorët e vëzhgimit tekkëndej. Mendimi i të shumëve për takimin Nano-Berisha i ngjan një fushe të minuar. Filozofia e politikës së paqes së ofruar prej tyre u shtyp nga pesha e rëndë e paragjykimit që gjallon ndër shqiptarë, si pasojë e të drejtës që i është diktuar atyre nga vetë politika e konfliktualitetit, armiqësisë dhe...

Përtej grilave të derteve tona

Sa herë që është për t’u marrë ndonjë dokument në ndonjë nga zyrat e ndryshme të shtetit për qytetarët, fillon praktika e "parapërgatitjes shpirtërore" disa ditë përpara. Një frymëmarrje e thellë dhe drejt e në radhët vrasëse ose në përballimet mbresëlënëse me nëpunësit përkatës. Roje që sundojnë krenarë dhe të pathyeshëm mbi çelësat e dyerve. Nëpunës që, megjithëse të shohin për herë të parë në jetë, të drejtohen me të njëjtin respekt me të cilin i drejtohesh ndonjë personi që të ka përndjekur gjithë ditët e jetës tënde...

Bota politike dhe animi i kandarit të barazisë

Barazia në tërësinë e saj është një koncept filozofik i gjithfarëformësh, duke qenë i tillë ai mbetet dyshues në pjesëmarrjen e të qenit një taban i fortë. Kjo për më tepër kur gjithçka në botën e të përditshmes dirigjohet nga politika dhe tërësia e saj. Në vetvete politik ka fare pak gjasa të përcjellë barazi ose të garantojë diçka të tillë si brenda vetvetes, ashtu edhe në raport me atë që ajo e quan vullnet i lirë qytetar. Në botën morale çdo gjë është e klasifikuar, e sistematizuar, e parashikuar dhe e vendosur që më pare, ndërsa në botën politike çdo gjë është e trazuar...

Ruaje Zot Shqypnin nga Shqyptaret

Aktualiteti i kësaj shprehjeje frazeologjike të Homerit të letrave shqiptare, At Gjergj Fishta e gjejmë të mishëruar në tërësinë e jetës politike shqiptare. Kriza që ka kapluar vendin që në mesin e vitit që lamë pas, për tu ashpërsuar në kacarritjet e para të vitit 2007, e skapulluar pas qasjesh të pafundme të ndërkombëtarëve dhe faktorëve të tjerë jokokënxehte, në gjenezën e saj ofron si të vetmin shkaktar interesat politike të palëve. Kokfortësia, meskinitetet dhe fodullëku nga njëra anë, përpjekja për të shfaqur panoramën...

Fluiditeti i alencave fluide dhe kameleonët e politikës

Askurrë nuk kam besuar tek funksionimi i aleancave para dhe paselektorale. Gjithnjë këto pazare politike nuk kam patur as më të voglen dëshirë për ti parë apo për ti trajtuar vetëm si marrëdhënie ndërmjet biznesmenësh, ndërmjet tregtarësh. A nuk është kështu? Përgjigjen e kësaj pyetje, të cilën janë në gjendje t’i përkojnë një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në atë kontekst që e mendoj edhe unë, nuk kam ndërmend ta artikuloj. Zgjedhjet dhe dëftuesit e këtij testi elektoral, duke qenë shtysa për të nxjerrë mësime, nëse janë pësime, nuk kanë patur...

Partneriteti me krimin dhe gjunjëzimi i shtetit

Atë që vullneti i Kuvendit të Shqipërisë e konkludoi si një gjykim i paanshëm dhe vënie nën fre të institucionalizimit të shtetit të krimit, e hedh në erë vetëm një letër prej tre faqesh e Presidentit të Republikës. Gjithçka ishte nëse e parashikuar, sikurse gjithçka kishte marrë trajtat e saj. Pritej që gjithçka të fliste në gjuhën e shkresave në formë vendimi. Moisiu dhe tërëçka që vërtitej rreth emrit të tij gjatë periudhës kur raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar „Sollaku" po shoshitej në zyrat e Presidencës u agravuan në limitime të atilla sa e lanë jashtë të papritures...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx