E diele, 03.08.2025, 12:43 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Bota e leximit marroset prej ngasjeve të trilogjisë erotike

“Pesëdhjetë nuancat e të hirtës” ka hyrë tashmë në rendin e ri të rekordeve botërore, si libri më i shitur. Një libër mirfilli erotik ka kapluar majën, duke rrëmbyer “përdhunshëm”kreun “Harry Potter” dhe “Kodin e Da Vincit”. Ngasja erotike e hamshorëve të parasë, e transkiptuar në marrëveshje të zakonta në ditët tona, me Lolitat e shekullit XXI, ka...

Albert Vataj: Alberto Moravia, trajta cingëritëse e një shpirti flatrues

Shkëndi që feksi papritmas, mes reve dhe terratisë që skërmiste dhëmbët në një botë që qasej të shqitej nga shpërgenjt e të shkuares. Përflaku si drita e një qiriri të mpakur, duke ju zgrapsur një shëndeti ndëshkues, që ndali vetëm për pak, atë dritim që vërboi tërbimin e urryeshëm që vërbonte, asokohe, dhe jo vetëm. Ndriti ndër dëshirat e shpirtrave për dlirësi, dhe më...

Albert Vataj: Sharl Bodler, heretiku që u dogj në ferrin e anatemës

Sharl Bodler ishte dhe mbeti kumti i zgripit të një epoke, çarja e pllakës tektonike të romantizmit që po praronte dhe modernizmit që ngjizej në fetusin e një France të ngërthye nga empirikët, e shpirtrat e lirë që ngriheshin flatrim mbi katakombet e të atëhershmes dhe të së kaluares, për nga horizontet që davariteshin prej mjegullave.Në truallin e thepisur të asaj ...

Albert Vataj: Postmodernizmi dhe kriza globale

Postmodernizmi është një etapë veprimtarie estetiko-artistike, një fushë globale intelektuale e kulturore, që tërheq në vakumin e idealit estetik nostalgjinë lodërtare, ironike për gjithë qytetërimin modern dhe për avangardizmin e modernizmin, madje edhe më gjerë. Ai është një lloj rindërtimi e revizionimi jo vetëm i modernizmit, por edhe i gjithë historisë ...

Albert Vataj: Salvador Dali, gjeniu ekscentrik

Edhe pse dikur njihej si i ‘çuditshmi’ dhe ekscentriku i paparë, Salvador Dali sot konsiderohet si udhërrëfyesi dhe ‘babai i surealizmit, jo vetëm në Spanjë, por në gjithë dimesionin e qasjeve ne art. Salvador Dali la pas vetës një galeri prej afro 1500 pikturash që nxisin debate sot e kësaj dite për nga tematika, stili dhe mesazhi që ata përcjellin, kumtesa që Dali la në këtë ...

Albert Vataj: Halil Teodori, ngarendja vullnetmirë e një kumti rrëfimtar

Qasjet e kësodorshme artistike, si në romanin “Dritë nga errësira”, të Halil Teodorit, përkojnë me ngulmimin përnga kumti dhe rrëfimtaria. Më shumë se kah dimensioni estetik, kahja si shërbesë rrëfimtare, ngulmon thelbësoren e këtij romani. Ngarendje për t’i bërë karshillëk dy dimensioneve, gojtarisë së kallëzimit,shpesh në narrativ, ka pru një lloj artifici jashtëletrar. Kujdesi për formën, më shumë se sa për brendinë, ka ...

Albert Vataj: Auguste Comte, filozof, sociolog dhe matematikan

Ogyst Kont (Auguste Comte), filozof, sociolog dhe matematikan franc. (1798-1857). Ligjëroi mekanikën dhe matematikën në Shkollën Politeknike të Parisit, mirëpo për shkak të sulmit kundër akademikëve, të cilët, sipas tij bënin «një politikë shkencore të turpshme» dhe botimit të Kursit të filozofisë pozitive humbi vendin e punës. Gjatë jetës nuk kishte shpesh kurrfarë të ardhurash dhe e siguronte ekzistenccn në saje të ndihmës që i jepnin ithtarët e tij...

Albert Vataj: Ndërkallja në dy kohë e Agron Balës

Mbi librin “Jetë në dy kohë” të gazetarit dhe publicistit Agron Bala.Gazetar dhe publicist, tash autor i një libri. Agron Bala kundrimin e kahershëm e shpërfaq, si agu horizontin e djersitur nga vesa. Qasja, e të cilit tejshkon kohët,siç ceket edhe në pagzimin e libërt, vjen e beh në të tashmën. Një kumt i orendisur nëpërmjet një narrative të kapluar estetikisht dhe të shtrirë në plotëninë e të gjithë dimesionet etike-estetike. I yshtun nga një...

Albert Vataj: Orhan Pamuk - Ju tregoj “Muzeun e pafajësisë”

“Muzeu i pafajësisë”, një libër dashurie nga ato që të bëjnë të humbasësh frymën, të humbasësh mendjen, është dhe një roman për dashurinë si rastësi. Një roman për dashurinë e dhimbshme. Një roman tragjik që mbaron pa pasur mundësinë t’ia vesh fajin dikujt. Një roman klasik, që nuk ka lidhje me melodramën turke dhe që po konsiderohet si romani më i mirë i nobelistit turk, Orhan Pamuk. Libri u përkthye në dhjetëra gjuhë, u...

Albert Vataj: Vladimir Toroveci, dritëshikimi mbi mugëtirën e brendisë së një artthënie

Ngarendja e moshës dhe kacarritja e mundimshme në pjerrinat sizifiane të të pamundures,jo vetëm nuk e kanë përunjur poetin korçar Vladimir Toroveci,por e kanë tubuar më me zellë e më me pathos të kumtojë botën gjëmueshëm,përmes afshit dhe rënkimit.“Kush ma vrau mëngjesin”, “Ulërima e shkretëtirës”,“Krijimi i Evës” dhe tash së fundi në një përmbledhje poezish të zgjedhura,“Kohë parvenysh”, janë zanafilla e këtij...

Albert Vataj: Kryeministri Berisha pret në takim këngëtaren Rona Nishliu

Menjëherë pas kthimit nga Baku (Azerbajxhan) ku mori pjesë në Festivalin Evropian të këngës- Eurovizion 2012 dhe u rendit e 5-ta në natën finale, këngëtarja Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar u pritën në një takim nga Kryeministri Berisha.Kryeministri Berisha i shprehu Rona Nishliut urimet më të përzemërta për suksesin e shkëlqyer të saj në Eurovizion dhe e konsideroi atë si një sukses ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx