E shtune, 27.04.2024, 09:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Vataj: Fridrih Niçe, sa i adhuruar aq dhe i urryer

E hene, 19.10.2015, 07:37 PM


Fridrih Niçe, sa i adhuruar aq dhe i urryer, sa gjenial aq dhe i keqkuptuar

Nga Albert Vataj

Mendimi filozofik, bota e artit sot më 15 tetor kremtijnë ditëlindjen e Fridrih Niçe, gjermanit që guxoi si askush dhe triumfoi mbi gjithçka, atij që lindi mbinjeriun dhe përqafoi amshimin me afshin e stuhisë.

Niçe ishte i bindur se kishte disa të vërteta jetësore për të dëshmuar bashkëkohësve, padyshim dhe gjeneratave, të vërteta që syresh po i anashkalonin paq, pavarësisht faturës së tmerrshme që mbante ky qëndrim.

Nuk ka pothuaj asnjë figurë të artit dhe të kulturës gjermne dhe jo vetëm, të shekullit të kaluar, që të mos jetë ndikuar nga mendimi i Niçes, duke nisur nga Tomas Mani, Jungu dhe Hajdegeri.

Mendimi niçean u bë ngultaz një strehë dhe burim frymëzimi për; anarkistët, feministët, nazistët, fanatikët fetarë, socialistët, marksistët, vegjetarianët, artistët e avangardës, adhuruesit e kulturës natyraliste, dhe konservatorët ekstremistë, kësisoj do të qëmtonte në një studim të tijin Ashaim, i cili merr në mbykqyrje depërtimin e Niçes në mendimin gjerman përgjatë 1890-1990. Afëmendsh që shtresimet sociale të cilat gjetën frymëzim në këtë kremte, nuk shterrojnë në këtë listim .

I pari që do që do të nxirrte Fridrih Niçen nga gropat e errëta të keqkuptimeve e ta ballafaqe rrezeve të dritës së mendimit filozofik bashkëkohor do të ishte profesori amerikan Uallter Kaufmani. Me plot gojë ai mund të quhet ati shpirtëror i mendimit niçean. Ai jo vetëm do ta bëntë Niçen të fliste me amerikanët, por krejt botën do ta kthente teknga ky filozof.

Filozofia e Niçes ishte pothuaj e bastisur për sa kohë që filozofi ishte gjallë. Që prej vitit 1889, me ndarjen e tij të beftë nga jeta, ky mendimtar, kjo klithmë e gjithëkohjes, kjo shkundullime në themelet e të rrënuares do të kthehej në ikonë, një një besim për shumë të pangjashëm mes tyre. Kjo doktrinë kaloi nga interpretimet që luhateshin që nga irracionalizmi i skajshëm deri tek analizimi dhe qëmtimi i ngulmët. Idetë dhe filozofa e Niçes mbeten gjithnjë një energji shtytëse, një katalizator i përftimeve fillimore, jetëdhënës dhe provokues, mospajtues dhe kundërshtues i thekshëm, përherë në lëvizje si një përrua prej llave. Jetës i ndërseu mbinjeriun si të mundshmen e vetmë për tu ndeshur dhe për të triumfuar. S’ka paqe për njeriun e veprimit, për atë kurm që ka pranuar në deje gjakun niçean nuk ka armëpushim. Ai është gjithnjë aty ky duhet të jetë, mes zjarrit të përtëritjes, zëri më i thekshëm i kushtrimit për ndryshim, gjëmimi më i potershëm i një transformimi. Ai la të nënkuptohet se kush më rrok mua, ka përqafuar më gjithë forcën e dëshirimit jetën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora