E marte, 22.06.2021, 06:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Vataj: Casanova, shpërbërja e trishtë

E enjte, 04.06.2015, 07:16 PM


Casanova, shpërbërja e trishtë e mitit të epshit

(Sot në përvjetorin e vdekjes së ‪‎Giacomo ‪‎Giralamo Casanova)

Nga Albert Vataj

As pendimi, as dhimbjet që e përcëlluan me zjarr verri në ditët e mbrame, as përgjërimet jargavitëse, as vullnesa për të bërë fli yllin e vet të famës, nuk e mëshiruan shenjtorin heretik të kultit të mishit dhe epshit në ditët kur ai e gjeti veten si i dëbuar. Vdekja po i vinte si një kapak i florinjtë për mjeshtrin e poshtërsisë, për kusarin e paskrupullt të nënfustaneve, për mendjen djallëzore të një predikuesi.

“Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!”, janë këto fjalët që dashnori legjendar tha për ndër të tjera për dashurinë, së cilës i dhuroi gjithka kishte dhe prej së cilës mori si pakkush tjetër, përvetësoi mitin epavdekshëm të epshit.

“Jetova si një filozof dhe po vdes si një i krishter”, këto ishin fjalët që shqiptoi në shtratin e vdekjes, sot 217 vite më parë më 4 Qershor 1798 , Xhakomo Kazanova, (Giacomo Giralamo Casanova). Ai lindi më 2 prill 1725 në Venecia, i pari i 6 fëmijëve të prindërve të tij, aktorja Zanetta Farussi dhe aktorit aktorit dhe balerin Gaetano Giuseppe Casanova.

Me çfarë nuk i mbushi 73 vitet e jetës së tij ky personazh i jashtëzakonshëm. Ai ishte fiilozof, prift, ushtarak, spiun, kumarxhi, diplomat, bibliotekar, shkrimtar, udhëtar, aventurier, por gjeneratat dhe vetë historia do ta mbajnë mend si dashnori emblematik, si kremtimin e pashoq të një mashkulli që do të flijonte 40 vite të jetës së tij në krevatet e epsheve.

Vitet e fundit të jetës ishin më të trishtat për njeriun e llamburitjeve vërbuese të hoveve të pasionit. U dëbua nga Edeni si një Adam. Si një mëkatar i pavlerë u shporr. Me shqelma e përzunë nga krevatet ku fërgëllenin kurme të epshme dhe ku ai ndërtoi me devocionin e një apostulli besimin e tij tek seksi. Me vite mbi supe, me pamundësi për sprova të tjera, me një grumbull mishi dhe kockash që i hiqte zvarrë në ditët që i kishin mbetur, ai ishte gati të kthente gjithçka që kishte marrë në këmbin të pak ditëve të dëshiruara.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora