Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Salvador Dali, ky shpërthim i energjisë
E marte, 12.05.2015, 06:54 PM
Salvador Dali, ky shpërthim i
energjisë përtëritëse estetike
Nga Albert Vataj
Si sot 111 vjet më parë, më 11 maj 1904 lindi Salvador Dali, shprehja më e vetvetishme e një energjie përtëritëse estetike, krisja me e thellë e mendësisë së shterrimit të idesë dhe kumtimit artistik, drita më rrapëllitëse në qiellin e ndryshesave të potershme në art. Në këtë përvjetor lindjes, në këtë grishje të kujtesës, kridhena përulësisht nën peshën e një besimi, se ai ishte vetëtima më flakatare e surrealizmit.
Në
fillimtarin e kësaj qëmtese ndërmëndjeje, mëtoj nji prej
"predikimeve" të tij, që munet të jetë nervi i kësaj shtjelle
rrapëllitëse: "Inteligjenca na bën të çlirojmë nëpër mjegull disa nuanca
të skepticizmit, që kanë mbi të gjitha përefekten si lëndë kryesore, të
zvogëlojnë për ne në disa koeficientë të një pasigurie gastronomike dhe
superxhelatinoze, të një loje parimisht të lartë. Për këto arsye është mirë dhe
njëkohësisht e nevojshme që kohë pas kohe, spanjollët, si Picasso dhe unë, të
vinim në
Në galerinë botërore të pikturës, Dali është penelata më e jashtëzakonshme, sqima më delika dhe kremtimi më solemn i kumtimit. Nuk kanë nguruar ta thonin këtë shumë ekspert, shumë njohës të korpusit të tij artistik, atëkohje edhe sot kur arti dhe dimensionet shprehëse estetike dhe artistike kanë kapërthyer eterin, të hyjshmen e perceptimit të ndjenjave dhe përjetimeve. Gjithqysh kritika e të gjallëve të tij, do ta sëmbonte tej mase, duke e ngas, duke e shkandullit, anipse turitun prej arsyen për me përmend e me përhedh në botëkuptimin dhe artkremtimin, atë piktor, të përmasave të epërme që njohim. Në këtë prag dallojmë qartazi se si një forcë rrapëllitëse të deng me pamëshirën e saj, me qëllimin e vetëm të të vërë përfundi. Por ai u rrit nga kjo, u formëzua në stuhitë e forta të kohës dhe nga relievi i thukët, ku fati e kishte degdisur dhe ku ai e hodhi vullnetlirë vetveten. veçojmë këtu në pozitat e tij familjare. Këto pikënisin që me vdekjen e vëllait, të nënës, me divorcin e të atit, me përplasjet që kishte me përfaqësuesit të kampit surrealist. Shumëdimensionalizmi i formës, mendimit, idesë, mesazhit, e pse jo dhe revoltës qasen përnga një kumt që e tipizon këtë personalitet të niveleve eterne të krijimit. Dali në një masë të konsiderueshme përfshin, gjithrrokë në tansinë e veprimtarisë së tij artistike zhanre që vetë piktura i mbart. Ose më saktë, ajo është ama e tyne, si filmi, fotografia,skulptura, arkitektura, etj. Uni babëzitës tek ai ishte dhe një tipar që rrugëtoi atë drejt shumë theqafjesh, prej të cilave nuk mund të themi se ia doli aq paq. Ai kishte një tërheqje të pazakontë për pjesëmarrje në sjellje dhe i madhërishëm, në mënyrë për të përthithur vëmendjen ndaj vetes. Në rrapëllimën e tekave, shprehi këto të gjenialiteti që trashëgoi, ai u ndesh me një kritikë që duke u përpjekur ta anatemonte e bëri më të vëmendshëm për artdashësit. Kjo në një farë mënyre e himnizoi magjinë e tij të përfaqësimit në art.