E diele, 09.02.2025, 05:20 PM (GMT)

Kulturë » Vataj

Vataj: Moisiu, personazhi i jashtëzakonshëm

E hene, 23.03.2015, 07:16 PM


Aleksandër Moisiu, personazhi i jashtëzakonshëm

Nga Albert Vataj

“Shekulli ynë ishte në të hyrë, kur në skenën gjermane për herë të parë u dëgjua zëri i aktorit të panjohur. Ishim në pritje të diçkaje të madhe, sepse ai zë nuk ishte si zërat e tjerë, në të kumbonin nota të reja, magjepsëse, origjinale, të tilla që mbeteshin të paharruara në kujtesë, po t’i dëgjoje qoftë edhe një herë të vetme...” Janë këto fjalët me të cilat i magjishmi Stefan Cvajg i jep lamtumirën e fundit 80 vite më parë, shqiptarit të famshëm të skenave vjenezë dhe berlineze, zërit dhe talentit të papërsëritshëm, Aleksandër Moisiut, kësaj embleme që jetësoi për t'i bërë të pavdekshme Hamletin, Romeon, Fedian, rolet nga Pirandelo, Tolstoi, Shekspiri, etj.

Sot 80 vite më parë ndali së rrahuri zemra e Aleksandër Moisiut, një prej personazheve më të jashtëzakonshëm të promovimit të vlerave të shpirtit shqiptar. E ndërmendim me detyresën e një mirënjohje të përunjur këtë kolos të skenës, këtë manifestim fillimor të kapaciteteve dhe forcës zotëruese të protagonizmit në një botë shpërthimesh të hovshme të sprovës dhe promovimit të vlerave të njimendta.

Aleksandër Moisiu lindi më 2 prill të vitit 1879 në Kavajë pwr t'u shuar më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë.

Pse e refuzoi Ahmet Zogu kërkesën për nënshtetësi shqiptare, Aleksandër Moisiut?!

Ende nuk ka një fakt të modeluar zyrtar që argumenton arsyen se pse Ahmet Zogu refuzoi nënshtetësinë shqiptare, Aleksandër Moisiut. Ajo që dihet është qëndrimi i tij fshikullues ndaj regjimit antidemokratike të Zogut. Kaq ndoshta ka mjaftuar që t'i përjashtohej e drejta zyrtare e shqiptarit, këtij kolosi të skenës. Nga një jetëshkrim për talentin e jashtëzakonshëm mësohet se në nëntor të vitit 1933 Aleksandër Moisiu i drejtohet legatës shqiptare me një lutje për t'u pajisur me një pasaportë shqiptare. Kërkesë e tij Mosiu i'a drejton ministrit të Jashtëm nëpërmjet konsullatës në Vjenë. Nga ana e vetë konsullata në një dokument të përpiluar prej saj, shkruan: "Artisti i njohun prej gjaku dhe fisi shqiptar, zoti Aleksandër Moisiu, i'u drejtua sot kësaj konsullate me lutjen që t'i akordohet sa më parë shtetësia shqiptare, bashkë me zonjën e tij, Johana Tervini Moisiu. Ky artist i përmendur që nuk e ka mohuar kurrës kombësinë shqiptare, dëshiron që t'i njihet shtetësia shqiptare" përfundon shkresa e konsullatës.

Nuk dihet se sa e vërtetë është, por në një botim të vitit 1981, ndër të tjera thuhet se kur ministri i oborrit të Zogut po informonte monarkun për kërkesën, ai u kujtona duke thënë, se mos ishte ai aktori që luante në Vjenë. Pyeti se a mund të jepeshin para në dorë. Kur u përgjigjën se për ar ai nuk kishte nevojë, atëherë mbreti mësohet të jetë shprehur se mund ta bënte "maitre des coremonies" të pallatit. Monarku i ofron mbretit të skenës vjeneze të bëhej bufon i oborrit të tij. Ishte apo jo kjo që Zogu ofronte në këmbim të shtetësisë shqiptare një shqiptari, kjo mbetet për t'u shqyrtuar. Por ajo që dihet si përfundimtare është se Aleksandër Moisiut ju refuzua lutja për pasaport shqiptare. Pavarësisht se çfarë u tha, para dhe pas, si u interpretua dhe në ç'gojë të liga mund të kenë përfundur kjo e drejtë legjitime e aktorit të madh, ajo që mbetet e pamohueshme është kërkesa dhe pala mbi të cilët rëndon barra e refuzimit së pasaportës shqiptare, shqiptarit të madh të skenës, është padyshim monarkia e Mbretit Zog, e cila më vonë u detyrua ta japën nën presionin e faktorëve të ndryshëm për vetë famën që kishte Moisiu. Por ai nuk mundi ta shijonte mundësinë të shkelte në tokën e të parëve sa ishte gjallë pasi një vit më vonë vdiq.




(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora