Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Njeri, ndihu Zot
E premte, 20.03.2015, 08:07 PM
NJERI, ndihu Zot, në fatin tënd që
përtrihet sot
Nga Albert Vataj
Sot, ekuinoksi, dielli, ngjyrat, lulet dhe një përpushje s'brendshmi teje që të hov pupth përpjetë, janë lajmësit e ardhjes së pranverës.
Sot është dita e pranverës, dita e tokës, dita e jetës, dita e mrekullimit që vjen e zbret në prehnin e secilit prej nesh si një yll, i cili tashma gëzon emrin me të cilin ti vetë e ke pagëzu.
Gufon
pranvera prej gjoksit të tokës, si një ofsham e zorshme, si një frymëmarrje e
potershme qi rrapëllen në rrugtimin e vet të shpërthimit, stina e përtëritjes.
Në shpend ngjyrashumë shndërrohet duhma e truallit prej nga erdhëm e ku do të
tretemi. Hukama e kurmit që shplohet prej borës e akullit, prej cergës e
mardhës, lëmon cohën e purpurtë të lakuriqsisë, që
Trupi dhe shpirti përtërihen dhe jepen dorzanë, me gjithë forcën dhe energjinë e jetës, për t'u hedhë në krahët e flakërimt, të vlimit të gjakut dhe shpërthimit të limfës.
Zemrat shkarkohet nga një barrë e rëndë dhe mbytëse e ndrydhjes dhe tkurrjes, prej hezitimit dhe letargjisë, prej ftohtit dhe pëshpërimës nën mantelin e bardhë të borës, e jepen pa droje në këtë lojë të rrëmetshme të përtëritjejes.
Në ne qaset një zgjim të hovshë prej letargjisë, e një shpërthimtar të gjakut dhe limfës, një harbim drithërues ngjyrash dhe aromash, puthjesh dhe dëshirimesh. E bukur dhe bujare ardhtë tek secili ndër ju stina e pranverës, stina e luleve dhe dashurisë, pragu i hyjnizimit të njeriut, i përcikjes prej tij të skajeve të universit përmes forcës dhe energjisë së jetës.
Një dehje e kaplon andjen tonë të harbuar prej dëshirimeve. Nëpër krahë fluturash hedhim më t'amblat andrra, e i turrim nëpër lëndina luleshumë. Ngasena prej epshit të natyrës dhe një tërbimi i filisun i gjakut që na turr përplot shpengim me rrok çdo frymëmarrje, çdo aromë, çdo spektër të ngjyrave, harenë ku shpërthen natyra, hovin ku na cyt gjaku dhe zemra.
Ndjejeni veten të pushtuar prej këtij miklimi lajkatues të natyrës, prej kësaj ngasje mëkatuese, për me marr erë në çdo lule, për me u dalldis në çdo puthje, për me u hargalis në çdo hokë dashurie.
Lshoje veten trup e shpirt mbi prehnin e kësaj hukame të natyrës e ndigjo ninullën e përmallshme të zgjimit, të hopit në një dite të hareshme, në një stinë të hovshem ku peneli i ngjyrave lëshohet me turravrap tue i ndjek nga pas hazdisjen e mëtimeve, valëve ndër brigje e manarëve ndër livadhe.
Nuk ka më
natë. Ka vetëm orë harrimi ndër kllapitje flakëruese dëshirash. Yshtje marroke
në shastisjen e qiellit të yjëzuar. Ka zjarr dhe dritë, aromë dhe epsh, mugëtim
dhe përtëritje. Gjithçka
Ndihu Zot në fatin tënd qi përtrihet sot, njeri!