Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Azem Shkreli, pena dhe parmenda
E merkure, 11.02.2015, 07:55 PM
Azem Shkreli, pena dhe parmenda e
vjershërimit shqip
Nga Albert Vataj
Mos u bëj
poet nëse s'mund të lindësh/me secilin varg, të lindësh me secilën
fjalë./Ngrehu mbi veten në do t'rrokësh frerët e erërave,/të shkelësh shpërgajt
e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd./N'se dashurohesh, dashurohu n'flakë e
n'valë,/jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi./Mos u bëj poet
nëse s'mund të vdesësh/për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë./ Këto
nuk janë psalme të librave të shenjtë, as teksteve apokrif, por "Katër
këshilla vetes" që i papërsëritshmi Azem Shkreli bënte asokohjen e vitit
1969, kur ai vetë "E di një fjal prej Guri".
Goditja e shpirtit të tij të ndjeshëm, e ka fërgëllyer dhe shkundur poetin nëpër ëndje dhe përkundur dëshirimeve, nëpër qiej e ka flakëruar, para se ta zbresë "me kangë t'gurgullimtë ndër buzë...", e ta përmend atje ku "...lugjet me hije njomen, e drujt' n'çdo vend/ rriten e lëshojnë freski...".
Azem Shkreli anipse nuk i'u gjegj poterës dhe bujës mediatike, nuk u përfshi në shumë listime emrash të vjershërimit shqip, me gjas ishte dhe mbëti kumbimi më i zashëm që ka mujt me u flakëru në eterin shqiptar. Ishte një kushtrim jehues brezash, si një kandje e pashoqe përjetimi të fjalës si energji jetëdhënëse e asaj ç'ka shpirtin e mundon.
Prologu
Në
vetvete ai ishte çlire prej panevojës për të kumtuar dishepullin e ndokujt, veç
solemnitetit idilik dhe epikës kreshnike që i'a kishte injektuar në vena
vendlindja. Si një feksje shkundullitëse behu ai në poezinë shqipe, për të qenë
pena dhe parmenda e vjershërimit, vlaga e thellë në tokën e varrueme vrragësh
të kahershme, britma e thekshme në plisin e mbjellur varresh, varresh që i
shumon duhma e gjakut dhe era e lirisë. Ceku aty ndër gjithkënd që prej
asokohjes së epur ligësht djerrinash që i rreshkte hija e luftës së mbetur pezull,
shpirti i dlirë e gjaku i shkulmuar në flakë. Do të vinte si një amanet në ato
troje, ku do të thellonte parmendën si një bujk bujar për të mbjellë tokën e
këndimit të shpirtit. E nuk ndal, për të mbetur një "poet idesh dhe
gjykimesh të thella" siç kumton Agim Vinca. Ndërsa për kritikun Ali Aliu,
Shkreli ishte "mjeshtër i vargut dhe i fjalës poetike". Për Robert
Elsie "Azemi është poet i mendimit", ndërsa për Ali Podrimjen,
Shkreli "njihet si fanatik i
vargut, i latimit të tij, i ritmit, i
muzikalitetit tekstor, i ironisë që shpesh na shfaqet në sarkazmë.
Me pak mundohet të thotë shumë. Kjo është veti e krijuesve të mëdhenj, të cilët
dinë përse shkruhet dhe artin e kuptojnë punë mjeshtërore". "Azem Shkreli jetonte shpejt, dhe
shkruante ngadalë", kështu e ndërmend një mik i tij, i cili kujton ç'ka
poeti i
Përgjatë gjithë rrugëtimit të tij krijues ai hovet tue lëshu shtat kumtimi dhe mëtimi bjeshkëve dhe krojeve, ku fërgëllejnë kallinjtë, e plisat zgjojnë ëndrrën e tokës, ku blegërimat i këndojnë ninulla yjesh bashtinave, ku gurët kanë një fjalë me thanë, gjaku ka një amanet, e liria ".. krahnorin po ma shtyn si dem...". Ai erdhi kur fjala e shpirtit kishte nevojë për një ëmë me e përkund, një dashuri me e flakëru ndër ëndrra dhe dëshirime, dhe vdekja tue lyp amshimi me e përtëri jetën. Këtë fara hedh në lavrën e lëruar të poezisë shqipe, Azem Shkreli.
Ndër do kumtime, dy fjalë për poetin
Azem Shkreli datëlindi 77 vite më parë më 10 shkurt 1938 në Shkrel-Rugovë të Pejës. Në vendlindje do të merrte mësimet e para, ndërsa në Prishtinë ai do të kryente shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën Gjuhë Letërsi Shqipe. Ndër shumë vjet ai ka dhënë një kontribut si kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, gjithëpoaq ka drejtuar Teatrin Krahinor të Prishtinës dhe njihet si themelues dhe drejtor i "Kosova Filmit". U shua në pranverën e vitit 1997, për të mbetur i pashlyer në kujtesën e të gjithëve që e njohën, dhe i gjithmonshëm në panteonin e letrave shqipe, si poet, prozator dhe dramaturg.
Kumtim i këtij shkulmi të zëshëm
Azem Shkreli si fenomen i tekstshkrimit shqip shënon kthesën e themeltë në mëtimit poetik. Ndoshta letërsia shqipe nuk shënon në atëkohje ndonjë hendek ndjellakeq cilësor, por ajo që vjen me Shkrelin, kishte sosh, që e panë tek ai një urë komunikimi dhe përbashkimi me shpërthimin shqipshkrues të viteve '30. Krijimtaria e tij në poezi rreket të çlirojë gulçin e kaplimit lirik prej të vetvetishmes personale, duke e eksploduar si një diell përtëritës, për të gjithë ata që rroken prej nevojës së vjershërimit si dëshirim. Dashuria amtare e buluar në gemat e pranverave të Rugovës e mbush me ëndje e shkulme jete, krejtkah gurron shpirti i tij krijues. Kësisoj u end ky yll, e flakëroi në qiell si rrugëtim drejt lajmit të premtuar. Krijoi për të mos mbetur një relike por gjëndje, emocion. Kjo vringëllimë e pagjasë këngësh shpirti, u shkund si balsam në dhimbje, asohere kur kapërcyelli i historisë e zhagitja e hijeve të së keqes, kërcitnin dhëmbët e mosbesimit, shpresëhumbjes. Me fjalë e me varg, me penë e me parmendë, ai nuk u ep për gjithëçmos.
Krijimtaria letrare
Rrugëtimin
e përnjimëndtë
Përmbi gjithçka, mbetet poezia
Një ndër shtresime më të qenësishme, aty ku çmos gatoi ky shkulm i epshëm është padyshim poezia. Jetësoi në vargjë gjithçka të tijën. Në poezi, më së shumti në të, gufoi gjithë bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor që e ktheu në magji vjershërimin e tij. Që prej te Matrënga e Budi, Bardhi e Bogdani, atëkohjen e këndej, kjo dritë kumtimi nuk ka reshtur së mëkuari dritën dhe hovet, këndimin shqip e kungimin e lirisë e pasionit. Ai, Azem Shkreli, e përjetësoim emrin dhe veprën duke u bërë mëkuesi i zjarrit. Një Promete që do të çonte nga një gjenerat në tjetrën këtë pishtar për dritë dhe ngrohtësi në çdo votër, në çdo zemër. Është në radhën e etërve që skalitën me shpirt e pasion faqet e tyre të historisë, që te Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, e Shiroka... për të cytur më tej me kolosët Fishta, Konica, Noli, Migjeni, e deri në tashmen e hambareve të shpirtit që e dengin pambarim.
Ardhja e
Azem Shkrelit në poezinë shqipe, përpos që përputhej me bëhjen e talenti të
fuqishëm, kungon sakaq një tjetërçka në këtë zeje të shpirtit. Në formën
shprehëse, shënonte ndryshesë të ngutshme të fjalës dhe muzikalitetit, tempit
dhe shkulmit zjarmëtar të gjakut dhe limfës. Shpalon saora një përvojë, një
nevojë për tjetërqysh, një vetevete që dilte nga magja e gjenive për të
promovuar modernitetin. Feksi së brendshmi një shpirt të shpenguar prej normës.
Ishte për të sjellë një zë që kumton një skizëm nga rregulli dhe akademizmat
hijerëndë. Frymëmarrja e zorshme e poezisë dhe myku i trashë i mureve të së
kahershmes që gulçonte nën peshën e nevojës për çlirim, rrëmbëjnë ngulmin e
tij. Krejt kjo përpjekje ngadhnjimi do të kthente këtë penë në një spartan.
Sprova e solemnitetit të fitores do ta kurorëzonte në katet e naltësimit deri
te "Zogj dhe gurë", botuar më 1997.
Epilog
Nga arena
e garrametshme e teksteve që rrëmojnë në mua ndjenja të hovshme, prej gjithë
sëmbimeve, zgjedh dhe e mbaj dhimbjen që më dhëmb më shumë, të të mundshmen e
përballjes, nënshtrimin prej një pasioni që m’gëlon s’brendshmi. Ajo shklet aty
ku më përpush ky hap, prek, prek aty ku kjo përcikje me pizatë, puth, puth në
buzët që cyten prej zjarmisë së dëshirës dhe rrënohen në honin i pendimit. E
mbaj duke e dëshiruar dhe kumtoj ndër ju si një nxitim për ta lëshuar veten në
këto përqafje. Është poezia e Azem Shkrelit, ajo, ajo që më mbërthen pas një
detyrese për ta rijetuar, për ta risjellë si një ngasje në diçka që përjashton
gjithçkanë e boshit që na përpin. Kjo poezi është limfë që mend