Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Plumbat që shpërbënë katër perandori
E diele, 29.06.2014, 07:03 PM
Plumbat që vranë një arkidukë dhe
shpërbënë katër perandori
Nga Albert Vataj
Më shumë se 20 milionë njerëz u desh t’i paguajnë me jetën e tyre dy të shtënat e një nacionalisti serb në mesditën e 28 qershorit të 1914-ës, tash 100 vite më parë. Plumbat që qëlluan për vdekje princin trashëgimtar austro-hungarez, Franz Ferdinand, çuan botën në Luftën e Parë Botërore, që do të rezultonte më e përgjakshmja kacafytje e përbotshme. "Lufta e Madhe", me shkëndijën e Sarajevës, do të përfshinte në flakadanin e saj gjakues dhe transformues, gjashtë kontinente: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Edhe pse kjo katrahurë e përgjakshme ishte kryesisht e përqendruar në Gjermani dhe Francë, mbolli tmerr dhe vdekje krejt ku ajo kaloi.
As vetë studenti serbo-boshnjak, Gavril Princip, nuk do të ishte i bindur, se të shtënat e tij nuk do të shtrinin përdhe vetëm arkidukën Franz Ferdinand dhe bashkëshorten e tij Sofi, por dhe katër perandoritë e botës; atë Austro-Hungareze, Prusinë, Perandorinë Osmane dhe Ruse. Asnjë shkëndijë e këtillë nuk do të kishte një reaksion kaq të fuqishëm. Njerëzimi përgjatë gjithë ekzistencës së vet të deriatëhershme i kishte ushqyer me gjak dhe jetë orekset e luftrave. Sot pas 100 vitesh, çdo ndërmendje do të shtangej para kësaj fuqie transformuese, kësaj ndryshese që solli dalldia e kësaj katrahure. Me Luftën e Parë Botërore, e cila zgjatoi kujën dhe kortezhin e vet, nga 28 korriku 1914 deri më 11 nëntor 1918, e ndryshoi përgjithmonë botën, historikisht, gjeografikisht dhe politikisht, por pa mundur ta evoluojë në mendësi.
Gavril Princip, një hero apo terrorist?
Paradoksalisht, është kjo pikëpyetja që ka mbërthyer në mëdyshje mendësinë e gjeneratës së sotme, e cila e njeh dhe e ka përcjellë këtë ngjarje vetëm nëpërmjet historisë dhe rrëfenjave që dergjen në kujtime, por edhe në paranojat nacionaliste, bimë të cilën nuk po mund ta shkulë as globalizmi, as politikat integruese të tolerancës dhe bashkëjetesës. 100 vite pas atentatit ndaj princit trashëgimtar austro-hungarez në Sarajevë, që pasoi me Luftën e Parë Botërore, opinionet në Bosnjë-Hercegovinë për Gavril Princip janë ende të ndara. Bota dhe mendësitë e njerëzve duket se kanë ndryshuar fare pak, ose kanë mbetur në ato ujëra, turbullimi i të cilave gjeneroi kapërcyellin historik të njerëzimit.
Në kremten e 100-vjetorit të atentatit të Sarajevës, rimishëron këtë gjeneratë ajo ndjenjë nacionaliste, shkulmon ajo shpuzë, e cila i vuri zjarrin barutit të një lufte. “Kjo nuk është për t'u çuditur, sepse në vendin që ende vuan pasojat e luftës 1992-1995, boshnjakët, siç emërtohen myslimanët boshnjako-hercegovinas, serbët dhe kroatët, në mos me urrejtje, ende e shohin me dyshim njëri-tjetrin”, shkruan agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Velle”. I tillë është edhe vështrimi në histori. Varësisht se cilën anë përkrah dikush, ashtu edhe interpretohet atentati i 28 qeshorit 1914, ndaj princit trashëgimtar austro-hungarez Franz Ferdinandit në Sarajevë.
Gavril Princip, kjo “Nyjë Gordiane”
Politika
e këtij pellgu luftënxitës e ka katandisur fenomenin Gavril Princip në një
“Nyjë Gordiane”. Kjo “Nyjë” jo vetëm që ka përjashtuar qasjet për ta zgjidhur,
por ka yshtur për më keq lidhjen e saj, duke nxjerrë në pah gjallimin e asaj
mendësie ekspansioni nacionalist, i cili për fatin, e keq i shtyu urët e
zjarrit gjatë luftës 1992-1995, për ta mbajtur të ndezur pamjaftueshmërinë e
bashkëjetesës. Jo vetëm mes etnive të ndryshme ekzistojnë qëndrime të kundërta
për atentatin. Një shekull më pas, liderët nacionalistë në Bosnjë përpiqen të
nxjerrin kapital politik nga debati për rolin e atentatorit. Disa politikanë
serbë kanë bërë të ditur se duan t'i ngrenë Gavril Principit një përmendore në
Kush fshihet pas atentatorit të
arkidukës?
Vrasja ishte një akt i mirëmenduar dhe rrjedhonte në dinamikë të zhvillimeve të grupeve që dirigjonin në atëkohje orkestrën e një nacionalizmi, i cili kishte synime të qarta. “Bosnja e re” përshkruhet si një grup, i cili ka kryer “aksione ilegale terroriste” në shërbim të Serbisë, për të marrë nën kontroll Bosnjën dhe Hercegovinën dhe krijuar “Serbinë e Madhe”. “Një organizatë sekrete e njohur si “Bashkim ose Vdekje”, gjithashtu e njohur edhe si ‘Dora e Zezë’, e formuar në Serbi në vitin 1911, kishte mision jetësimin e ëndrrës së Serbisë së Madhen përmes aktiviteteve terroriste”.
Lufta e Parë Botërore, sebep apo shtysë nga atentati
Vrasja e
trashëgimtarit të fronit austro-hungarez, Franz Ferdinand, arkidukës së
Austrisë, në Sarajevë më 28 qershorit të vitit 1914, çoi në fiillimin e
manovrave diplomatike ku u përfshinë Austro-Hungaria, Gjermania, Rusia, Franca
dhe Britania, të cilat “nënshkruan” dështimin në korrikun e atij viti.
Autoritetet austro-hungareze ishin të bindura se “Dora e Zezë” ishte ajo që
zgjatej pas serbo-boshnjakut Gavril Princip dhe grupit që organizoi atentatin,
pas të cilit ishin të përfshirë zyrtarë serbë. Në një ultimatum prej 10 pikash,
Austro-Hungaria i dorëzon Serbisë aktakuzën e përfshirjes në këtë vrasje. Vetëm
për tetë pika do të dakordësohej pala serbe, por pa mundur të zmbrapsë
hakërrinë e një perandorie, e cila kishte të vrarë në mes të Sarajevës një
arkidukë dhe nderin e saj. Gjithçka merr fund më 28 korrik 1914 kur
Austro-Hungaria i shpall luftë Serbisë. Perandoria Ruse, e gatshme për të mos
lejuar Austro-Hungarinë për të ekzekutuar ndikimin e saj në Ballkan dhe në
mbështetje të serbëve, ka urdhëruar një mobilizim të pjesshëm një ditë më vonë.
Perandoria Gjermane më 30 korrik 1914 kurorëzon mobilizimin e saj, e gatshme
për të aplikuar "Planin Schlieffen", i cili ka për qëllim një pushtim
të shpejtë të Francës, një dërrmë ushtrisë franeze, pastaj të kthehet kundër
Rusisë në lindje. Kabineti francez i rezistoi presionit ushtarak për të filluar
një mobilizim të tërhequr 10 km nga kufiri.
Lufta, që erdhi nga lufta dhe polli luftën
Në këtë
konflikt mbarëbotëror u vunë përballë njëra-tjetrës dy fuqi të mëdha,
perandoritë qendrore, që përbëhej nga Perandoria gjermanike dhe ajo
Austro-Hungareze. Nga ana tjetër, Pakti i Trefishtë, ku rreshtoheshin,
Mbretëritë e Bashkuara,
Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë që fituan pavarësinë. Lufta e Parë Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas luftrave napoleoniane dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.