Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Mëkatoj me vullnesë shenjtnimi
E marte, 06.05.2014, 06:58 PM
Mëkatoj me vullnesë shenjtnimi
Nga Albert Vataj
Në ma t’shndritmin yll
ka derdh kjo natë, kurmin tand.
Njaj purtek i lakuriqtë, syve t’mi kridhet,
si hana që kotet mes ledhave t'gjetheve
Përpushen
këtë natë shigjetu prej Kupidësh
e dehun Evash biblike.
Kllapitena n’prehnin e frymës që gulçon.
Ndër puthje përhidhet shtati jot
tërbimit të prushtë të buzëve i nepet,
Ofshamve shkrihet njajo dritëz e mekun mishi,
porsi ngjyrat kur dielli kureshtar i perlan.
Bubërron nji heshtje e poroztë,
dritëhijeve të trupave që djersa i llamburinë.
Rënkimet e frymës në flutra ti shndërron
ky çast pror.
Pëshpërimt e trupave ngërthyer mesvedi,
i përgjon nji hanë kërshëruese,
që struket mbas perdes që tafti jonë shpalon.
eshka e puthjeve i harlis kurmet tona
që në prushin e rënkimeve përpëliten
e shpërthejnë në flakë.
Gëlojnë brenda trupave tanë,
shterngata limfe dhe gjaku,
në dallgët e orgazmave shtërzejnë
e lëshohen turraz brigjeve
Shpaluem petalet e lules së zjarrit,
në
kopshtin e parajsës, në
e në dëshira ferri trupat përkundëm,
në aktin sublim t'ksaj kremte të hyjshme
Me vullnesën e dritës
Jepena kësaj pekule
Na foshnja t’ngasuna dëshirash marroke
E kllapitena çasteve dorzan, trupat tanë toksor.
Zot bekoje frutin e mëkatit
altarin e papërlyem ku jeta mëkon pavdeksinë,
e me dashuri kungo shejtnimin tand.
Amin