Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Ditëlindja e Leonardo da Vinci-t
E marte, 15.04.2014, 06:30 PM
Leonardo da Vinci
Nga Albert Vataj
Ai lindi, si sot 562 vjet më parë, dhe ishte i patëdytë në madhështinë e tij. Është fjala për Leonardo da Vinci, i cili lindi më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit dhe u shua në moshë 67-vjeçare, më 2 maj 1519 në Kështjellën e Kluks të Ambuazit. E ç’nuk ishte ai; arkitekt, shpikës, inxhinier, piktor e skulptor, krejtkund ai shkëlqeu duke mbetur në mbamendjen Rilindjes italiane si i paarritshëm.
Sipas
dëshirës së tij arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros në Cappella di
Saint-Hubert (Kapelën e Shën Hubertit) në Kështjellën e
Madje në vitin 1476 u sulmua nga një padi anonime për kontakte homoseksuale me një model 17-vjeçar, Xhakopo Saltareli. Ai u padit së bashku me tre të rinj të tjerë për sjellje homoseksuale dhe la i lirë për mungesë provash. Për një farë kohe mjeshtri i madh mbeti nën mbikëqyrjen e "Zyrtarëve të natës", një lloj "mbrojtësish moral të rilindjes".
Vetëm shtatëmbëdhjetë piktura e asnjë prej gdhendjeve të tij kanë mbijetuar deri në ditët tona. Leonardo shpesh , projektonte piktura të përmasave të mëdha, me shumë shënime e skica, vetëm për t´i lënë në fund në projekte të pambaruara.
Ende më
mbresëlënëse se punët e tij artistike qenë studimet në fushën shkencore e
inxhinierike, regjistruar 8.000 faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet
dhe shkencën. Leonardo shkruante me të majtën dhe shpesh e përdorte shkrimin
pasqyrë, pra shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij.
Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte
dukuritë duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk
theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike. Sipas Leonardos, shkenca është
bija e përvojës. Ai qe i pari që përdori atë që ne sot quajmë "metodë
shkencore", jo për më tepër mbi afrinë e tij praktike në kërkimin shkencor
(eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore) sepse edhe shumë dijetarë të tjerë
para Leonardos, p.sh. Talesi nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi
tashmë vepronin në këtë mënyrë, por për afrinë e tij matematikore, të asaj që
Leonardo e quante arsye të pafundme të natyrës që nuk qenë kurrë në përvojë.
Për këtë Leonardos i njihet merita e jetësimit të metodës shkencore. Gjatë
jetës së tij, projektoi një enciklopedi të madhe, që bazohet mbi skicat e
hollësishme të çdo gjëje.