Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Lamtumira e Gabriel Garsia Markez
E premte, 18.04.2014, 04:59 PM
Lamtumira e njimendtë e Gabriel
Garsia Markez
Nga Albert Vataj
Ndahet
nga jeta shkrimtari Gabriel Garcia Marquez. Pas një kaplimi prej më shumë se dy
vitesh nga Alzheimer, shkrimtari i madh kolumbian, Gabriel Garcia Marquez ka
ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare në shtëpinë e tij në
***
Loja e tij me vetminë duket se nuk do të jetë më një ngasje për të hyjnizuar privatësinë, për të medituar, për të ndarë botën nga vetja, për të ndërsyer të tjera ngasje në botën e letrave. Gabriel Garsia Markez ka kyçur gjithçka të tijën nga përreth, nga miqt dhe të afërmit, nga ngulme dhe dufe të fjetuna që e kanë yshtur herë mbas here për të riardhur në kolanën e tij të veprave më një tjetër titull. Në fjalimin e shkurtër që mbajti kur i dorëzuan çmimin prestigjioz “Rómulo Gallego”, për veprën e tij “Njëqind vjet vetmi”, Gabriel García Márquez tha se “gjithnjë kishte besuar se shkrimtarët nuk janë në këtë botë për të marrë çmime…”, dhe se “çdo çmim është një rrezik për ta”. Por në të vërtetë kur ai botoi historinë magjike të Macondo, çdo gjë u kthye për të në një dënim, dhe ai gjithnjë e më shumë filloi të fliste për vetmi të tmerrshme; dhe kjo ishte vetmia e suksesit të cilën ai e përshkruan :”e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një njeriu që nuk ka ndjeshmëri për suksesin në letërsi, dhe për më shumë kur ai jeton në një kontinent të pamësuar me suksesin , është të botojë një roman që shitet si salçiçet . Ky është rasti im. Unë nuk kam dashur kurrë të shndërrohem në një spektakël , urrej televizionin, kongreset e letërsisë, konferencat dhe jetën intelektuale”.
“Jam një nga qëniet më të vetmuar që kam njohur, dhe një nga më të trishtuarit , megjithëse duket e pabesueshme kur edhe në kulmin e gëzimit i kam sytë të trishtuara”,
Në rininë e tij, Garcia Markez ishte i mrekulluar veçanërisht nga historitë për vdekjen. Në kujtimet e tij ai shkruan se si ka parë trupin e parë: një burrë i goditur për vdekje, teksa përpiqej të hynte me forcë në një shtëpi, një "pamje që do të më mbetej në kokë për vite me radhë".
Por, Markez është një shkrimtar i munduar nga vdekja, disa thonë se ka shumë frikë prej saj. Një gjë e tillë është evidente në librat e Gabos; pothuajse të gjithë fillojnë me vdekje, apo një temë të ngjashme me të. Shmangja që Garcia Markez i bën funeraleve është legjendare, dhe vdekja e njerëzve të afërt të tij - dy vëllezër dhe e ëma vdiqën gjatë kohës që shkruante kujtimet - e prekin thellë. "Njëherë, Markez tha: Nuk është se kam frikë nga vdekja, por jam i zemëruar me të", thotë i vëllai, Jaime.
Gustavo
Tatis, gazetar në qytetin bregdetar të Kartagjenës, thotë se njëherë,
shkrimtari ka shpjeguar frikën e tij nga vdekja në një intervistë.
"Problemi me vdekjen është se ajo zgjat përgjithnjë",