E shtune, 27.04.2024, 06:27 PM (GMT+1)

Faleminderit

Albert Vataj: Prenk Jakova, gjeniu tragjik

E premte, 27.06.2014, 08:04 PM


Prenk Jakova, gjeniu tragjik

Nga Albert Vataj

Sot 97-vite më parë, më 27 qershor të vitit 1917 lindi Prenk Jakova, themeltari i operas shqiptare. "Mrika" dhe "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" janë kësodore dëshmimi i këtij akti sublim. “Mrika” ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti. Më 1 dhjetor 1958 u shfaq premiera e operas së parë shqiptare, “Mrika”. Shfaqja e parë si dhe tetëmbëdhjetë të tjera në vazhdim u dhanë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, interpretuar nga muzikantët e këtij qyteti, nën drejtimin e mjeshtrit Prenkë Jakova. Pas një viti, më 1959, opera u shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit, duke u bërë pjesë e rëndësishme e fondit të artë të repertorit të këtij institucioni.

Prenkë Jakova është një ndër kompozitorët e brezit të parë të muzikës profesioniste, krijues i operas së parë shqiptare, përfaqësues i nivelit më të lartë të muzikës sonë të kultivuar, personaliteti dhe vepra e të cilit hapi rrugë dhe la gjurmë në artin tonë muzikor.

Veprimtaria muzikore që la Prenk Jakova është shumë e pasur e konsiston në dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga virtuoziteti i tij dhe veprat e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare për të gjitha kohërat.

Prenk Jakova ishte një kompozitor që shkroi gjithashtu me sukses romanca, kantata dhe këngë. Këngët e tij "Syrin tek qershia" dhe "Margjelo" janë shumë të njohura dhe për shkak të popullaritetit që gëzojnë shumë kush i identifikon si këngë popullore shkodrane.

Ai u nda nga jeta tragjikisht më 16 shtator të vitit 1969 duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës në Shkodër.

Edhe pse kanë kaluar dekada nga koha kur kompozitori Prenk Jakova shkroi veprat e tij, ato vazhdojnë të admirohen, ndërsa autori i tyre konsiderohet në mënyrë të padyshimtë nga shtypi dhe kritika e artit, si kompozitori gjenial shqiptar. Kjo natyrisht përbën një sadisfaksion të madh për qytetarët shkodranë në mes të cilëve, u lind, jetoi dhe shkroi mjeshtri i madh Prenk Jakova.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora