Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Kushtruesi Pashko Vasa
E merkure, 02.07.2014, 07:04 PM
Pashko Vasa, kushtruesi i “Moj
Shqypni, e mjera Shqypni”
Nga Albert Vataj
Sot 122 vite më parë, më 29 qershor të vitit 1892 ndal së jetuari në Bejrut të Libanit, si Guvernator, Vaso Pashë Shkodrani. Ai lindi në qytetin e Shkodrës më 17 shtator 1825. I ati quhej Mhill Gjokë Vasa, kurse e ëma Drande Gjegja, e motra do ishte e ëma e Imzot Luigj Bumçit. Të parët e fisit të tij, nga i ati, ishin shpërngulur prej Mirdite duke u zhvendosur në djepin ku lindi dhe përkundi veç korifej, në Shkodër, n'atë shtëpí ku sot është shtëpia-muzé e Pashko Vasës.
Më 1847
vajti në Itali, ku ziente lufta kryengritëse për lirí. Ai mori pjesë
gjallerisht në radhët e forcave forcave kryengritëse italiane. Në Bolonjë u
caktua si oficer i Kalorsís Qytetare. I frymëzuem nga atdhetarët e shquem
italian, si Mazzini, Garibaldi, Gioberti, dhe të vendeve tjera si Mickieviçi
etj. Idetë që e ushqyen për kët qëllim solidar ai i shpreh në dy letra, që i
dërgon në qershor dhe korrik 1848, nga Bolonja, Nikolo Tomazeut, poet dhe
enciklopedist, mik i Jeronim De Radës dhe i Dora d'Istrias. Në shpalljen e
Republikës Venedikase jetëshkurtë, nga Daniele Manin, mori pjesë përkrah
popullsisë kryengritëse t'atij qyteti që u rrethua nga austriakët. Nderkohë që
austriakët hynë me 28 gusht 1849 dhe Pashko Vasa u largua me disa shokë tjerë për
n'Ankona. Atje austriakët e kapen dhe e detyruan, si shqiptar me nenshtetësi
turke, t'ikte në Stamboll. Mbas disa peripecish ze vend në shoqënin e
tramvajeve të qytetit, duke u ngjitur ma vonë në shkallët e administratës së
saj. Që këtej u vendos me punë n'aparatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të
Perandorís Osmane. Perandoria merrte nepër poste njerëz të kombësive e feve të
ndryshme që me lanë përshtypjen se shteti i përkiste gjithëve. Disa nga
atdhetarët diten me i përdorë postet në dobí të çeshtjes shqiptare. Nga disa të
dhena që nxirren prej përmbledhjes me vjersha italisht "Rose e
spine"-"Trendafila e gjemba", botue në Stamboll më 1873, mësojmë
se Pashko Vasa ka qenë i martuar me nje shqiptare (rreth 1855), që vdiq më
1872. Nga po kjo vepër mësohet se Pashko Vasa së paku që nga viti 1861, ishte
me punë në Halep të Sirisë. Gjitashtu thuhet se P. Vasa ka shërbye disa vjet
pranë ambasadës turke në Londër, ku dhe botoi më 1887 veprën frëngjisht
"Gramatikë e shqipes". Më 1862 e gjejmë në
Pashko
Vasa shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së
shkrimit dhe mësimit të shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe»
(«L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise», Constantinopole 1878,
«Gramatika shqipe për t'u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa
ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l'usage de ceux qui désirent
apprendre cette langue sans l'aide d'un maître», London 1887).
Pashko Vasa zuri një vend edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej; ai është autor i vjershës së njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletë fluturuese. Me dashurinë e flaktë për atdheun që dergjej nën thundrën e të huajit, me notën e dhimbjes për të, me grishjen drejtuar bashkatdhetarëve për të kapërcyer dasitë fetare dhe për t'u bashkuar në emër të çlirimit të vendit, vjersha luajti rol për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. E vënë në muzikë, ajo u këndua si himn patriotik. Vepër tjetër e Pashko Vasës në lëmin e letërsisë është «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), një nga romanet e para në letërsinë shqiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodër në vitet 40 të shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe një përmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873).
Që nga viti 1883 e derisa vdiq Pashko Vasa shërbeu si guvernator i përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollën në atdhe pas Luftës së Dytë Botërore.