Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Andersen, gjeniu i përrallave magjepsëse
E merkure, 08.04.2015, 10:11 AM
Andersen, gjeniu i përrallave
magjepsëse
Nga Albert Vataj
Ne vërtetë jemi të rritur, por ndaj atij që na mësoj të ishim fëmijë, detyrohemi shumë më shumë se sa një mirënjohje, një ndërmëndje në këtë kremte. Mëkimi i një shpirti përfytyrimesh magjepsëse, më shumë se një kolovitje në krahët e gjumit ishte një predikim që diti të shenjtëronte shpirtin e përkorë të fëmijëve, të shpalonte në pamatësi botën e tyre imagjinare, të rrëmbente dhe miklonte ëndjen e tyre të dlirë dhe paqtimin e tyre engjëllor. Ai ishte zëri që zbriti deri thëllë në zemrat e shëlbyera prej mrekullimit të jetës, të shtangte ato sy të kthjellët e të trazonte me trillet ëmbëlake cohën e hollë ku strukej hutimi i tyre.
Sot 210
vite më parë, më 2 prill 1805 erdhi në jetë Hans Christian Andersen. Një djalë
i vogël i lindur në varfëri me babanë këpucar dhe nënën analfabete, punonjëse
pastrimi, po kalonte ditët e veta më të andshme duke dëgjuar të moshuarat në
një azil
Hans
Christian Andersen që kur ishte ende i njomë, një afri me librin dhe leximin do
të shënonte gurthemelin më të rëndë të shtatimit të kësaj përmendoreje, para të
cilës në përulemi si para një altari. Antersen iu desh të punonte si shegert,
të mbante mbi supet e tij të njoma barrën e familjes, kjo ngase i ati e
braktisi shumë shpejt. Në moshën 14 vjeçare u
Anderseni ishte një shkrimtar me hambare të përplotura e larushitëse, ai shkroi kujtime udhëtimesh, novela dhe poezi. Por në kryerendje ai do të mbamendet për shpërfaqjen e magjishme, endjen plot dinamizëm dhe pasion, plot temp dhe ngjyresa, ankth dhe befasi, të botës së zanave dhe shtojzavalleve. Ajo që e bën unik këtë personalitet është se krijimtaria e Andersenit, bota imagjinare që e endi me kaq pasion e përkushtim, nuk mund të ishte pronë vetëm e fëmijëve, në krahët e këtij përfytyrimi, këtyre shpengimeve e trilleve bukurane do të magjepseshin edhe të rriturit.