Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Kisha e Shna Ndout - 20 vjetori i bekimit
E shtune, 02.05.2015, 06:01 PM
Kisha e Shna Ndout kremton sot
20-vjetorin e bekimit
Nga Albert Vataj
Kisha e
Shna Ndout kremton sot në një ceremoni modeste 20-vjetorin e bekimit të saj.
Përkujtimi i kësaj dite
Të dhëna historike mbi ekzistencen e Shenjtërores
(mbledhur nga atë Donat Kurti ofm në vitin 1970)
“Âsht per
t’u çuditë, se si Emz. Mark Skura nder rrelacjone Ndër kohët e hershme Sebastja
ká kênë nji qytetzë me randësí në pikpamje strategjike. Germadhet e saja shifen
edhe sot në nji maje jo
Kisha, megjithse ká kênë në nji shpatinë malit e si e vetmueme, duket, se ká pasë randsí, pse kje shugurue në vj. 1557 prej Ipeshvijve të Shqypnís n’at rasë, kur ata po kthejshin prej Konçilit të Trentit. Dokumenti i ketij shugurimi shifet ende sot në fund të Kishës, në kór nalt në e djathtë, aty lexohet:
«
BRUNUS, ARCHIEPISCOPUS ANTIBARENSIS
ANNO INCARNATIONIS DNI MDLVII D. 2 DIMB»
Perkthimi:
«Kjo Kishë u shugurue prej Shum të ndertit Gjon Brunit, Arqipeshkëv i Tivarit në vjetin e lindjes së Zotit 1557 datë 2 Dhetor»
…Famullitarët e Kishës së Laçit, nen kujdes të cillave âsht edhe Shêjtnorja e Shna Ndout, janë mundue perherë e kanë bâ çë mos me i ardhë në ndihmë popullit n’at vend të vetmuem me shtrojë, me ujë, me dritë e me shërbimin fetár. Nji treme a hajat i madh, i punuem per shtegtarë qýsh në vj. 1940, kur ishte famullitár P. Klement Miraj, kje xêvendsue me shpenzime të Provinçjes me nji ndertesë të madhe e të bukur dykatshe, të projektueme prej Ingj. Franc Lufit, sá kje Provincjal i Nd. P. Kostantin Pistulli e famullitar në Laç P. Fillip Mazrekaj. Ndertesa-bujtore nuk mûjt me u krye, por vetem kjen çue muret e kje mbëlue. Mâ vonë mandej, si kje Provincjal P. Agostin Ashiku e famullitar P. Mark Papaj (1960-61) kje krye me të gjitha, perveç mistrís së jashtme. Ndertesa duel me të vertetë nji bûjtore e pershtatshme për shtegtarët e shumtë, me salona të mëdhaj, me dritsore të gjâna, me drita e me stufa per dimen. Shêjtnorja e Shna Ndout në Sebaste erdhi tuj marrë perherë e mâ randsí e lëmoshët e popullit erdhem tuj u shtue; per ket arsye Provincjali i Françeskajve, i Nd. P. Agostin Ashiku, e pá t’arsyeshme, e e ndjeu si detyrë kundrejt Shêjtit të Mrekullive, me e prekë Shêjtnoren e vjeter e me e shndrruenë nji Kishë mâ të dêjë e ma të bukur per sherbimin fetár; prandej qýsh në vj. 1965 dha urdhen, qi të bâheshin ndrrime mbrend e jashtë si mbas nji projekti të punuem me kujdes, sidomos prej P. Aleks Baqlit”
Rindërtimi (vitet 1992 – 2013)
“Më dt.
13 Qershor 1990 nga të gjitha anët e Shqipnisë vershuen besimtarët e të gjitha
feve për me lutë të Madhin Zot e Shejtin Shna Ndue.Atë ditë nuk pat fuqi me i
pengue as policia as organizatat e rinise komuniste. Mali i Shna Ndout në
Sebaste u mbush plot me njerz, aq sa udhëheqja e partisë u shqetsue, dhe
urdhnoi njerzit e vet që të vejshin në dispozicjon të gjitha mjetet e
komunikacjonit, jashta çdo orari, mjaft që populli i mbledhun aty të
shpërndahej sa ma parë. – Radio Tirana nuk mund e mshefte këte ngjarje të
jashtëzakonshme në Shqipni dhe dha lajmin gënjeshtar: “Në malin e Laçit, dje, u
organizue nji piknik i madh popullor nga të gjitha anët e Shqipnisë, ku muerën
pjesë mbi gjashtëdhetëmij veta”. Ndërsa P. Leon Kabashi, plak 86 vjeçar, i cili
shkoi aty i përcjellun prej shumë shtegtarve shkodranë, i lutun prej popullit
që të tregonte nji mrekulli të Shna Ndout ai u tha:”
Shejtërorja e Shna Ndout pas rindërtimit të saj si është në ditet e sotme u inagurua, e u shugurua nga ana e Arqipeshkëvit të Arqidioqezës Tiranë – Durrës, Imzot Rrok Mirdita, më 2 maj 1995. Pjesëmarrja besimtarëve në këtë ngjarje ishte e madhe, madje me perkatësi fetare të ndryshme. Me 9 maj 2004 u bë bekimi i Kuvendit të ri nga Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëvi Arqidioqezes Tiranë – Durrës, ku mund të banonin fretrit që sherbenin besimtarët shtegëtarë në shenjtëroren e Shna Ndout. Nga vitit 2004 deri në ditet e sotme janë bërë punime për përmirësimin e jetës së Shenjtërores.