E premte, 29.03.2024, 05:47 AM (GMT)

Kulturë

Albert Vataj: Gëzuar ditëlindjen Nexhmije Pagarusha

E enjte, 07.05.2015, 06:46 PM


Një urim për ditëlindje, Nexhmije Pagarushës

Nga Albert Vataj

Ajo sot mbush 82 vjeç. Me 40 vite karrierë artistike dhe një repertor prej 150 këngësh e sjellin atë ndër ne si një domethënie e vlerave shpirtërore, e këngës shqipe, e ambrozit të ëndjeve të hyjshme që ushqen kumbimi nëpër ndërkohë i këtij zëri.

"Bilbili i Kosovës", "Mbretëresha e Këngës Shqipe", "Primadona e Melosit Popullor", "Ema Sumak Shqiptare", "Madame Butterfly", "Fyti i Kristaltë", dhe një mori epitetesh vlerësuese e personifikojnë atë. Eshtë ky piedestal mirënjohjeje, është ky panteon nderimi, ku qëndron këngëtarja Nexhmije Pagarusha.

E ndërmendim sot në ditëlindjen e saj të 82-të si një shenj respekti dhe detyresë admirimi për gjithçka nënshkroi në testamentin e saj krijues.

Kënga e saj është religjion, besim, art, përjetshmëri që ngjallë shpresën dhe lartëson triumfet.

Ajo, në interpretimet e saja, nuk ndjek rregulla, kumton studjuesi Akil Koçi, ajo e ndjen këngën, e ndjen fjalën e thënë përmes melodisë dhe krijon imazhe të reja, qëndrim, rregull, duke u bërë bashkë-autore e këngës, si fryt i perceptimit të saj të subjektit artistik, ku ndihet mesazhi përmes vokalit të saj kumbues, rrëqethës por plotë lëvizje në kompleksi-tetin e interpretimin të saj të shkëlqyer, që paraqet sensacion të fenomenit tingëllor.

Nexhmije Pagarusha, ka qenë dhe ka mbetur fenomeni multidimensional, e i papërsëritshëm. Ajo gjithnjë ka zgjuar dhe zgjon kërshërinë tonë.

Gëzuar ditëlindjen Nexhmije Pagarusha.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora