Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Ismet Bellova, zëri i një legjende që do të dëgjohet si një jehonë në qiellin e kujtesës dhe përjetësisë
Ka ndaluar jeta e një njeriu që ishte zëri i shpirtit të fushës së blertë shqiptare, zëri i sportit më popullor, zëri i oshëtimës së miëra zërave që ndezën me emocion dhe përjetim futbollin, zëri që u bë eter komunikimi mes lojës dhe fitores...
Albert Vataj: Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision
Festivali i 64-t i Këngës në RTSH, uli mbrëmë siparin e tij, duke shpallur si fitues të këtij edicioni, Alis me këngën “Nân”.E nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, Alis triumfon në Fest 64, dhe “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026 në Vjenë, Austri...
Albert Vataj: Visjan Ukcenaj, rrezja e një drite që sheh thellë në shpirtin e një nëne sakrifikuese deri në vetëmohim
Gjithmonë, diku në fund të sallës, kur ai debutonte, ishte ajo, nëna, me sy që gjithnjë i kishte të mbushur me lot, dhe zemrën që i rrihte fort. Dridhej e tëra.Donte që ajo të ishte diku atje në mes të mosvëmëndjes, ku askush të mos mund të prishte shenjtërinë e një stuhie të dritshme zemre. Diku atje në skaj...
Albert Vataj: Tinka Kurti, ikonikja e artit skenik shqiptar
Tinka Kurti sot mbush 93 vjeç. Një moshë që, për të, nuk është thjesht numër kronologjik, por një arkiv i gjallë përvojash, rolesh, përkushtimesh dhe sakrificash që e kanë tejkaluar biografinë personale për t’u shndërruar në biografinë e një arti. Jeta e saj nuk u jetua sipas skemës së...
Albert Vataj: Letrat sekrete të Nënë Terezës dhe krizat e saj të besimit, njerëzorja, thellësisht njerëzore e shenjtores
Njerëzorja e Nënë Terezës, e cila zbulohet përmes letrave sekrete të krizave të saj të besimit, shtron një dimension të ri dhe thellësisht destabilizues të figurës që bota mendoi se e njihte. Ajo që shpallet në Oslo më 11 dhjetor 1979, në ngjitjen e podiumit të Nobelit me sariun e bardhë e...
Albert Vataj: Mendimet tona janë përcaktueset e pandryshueshëm të fatit tonë
Përtej spiritualizmit dhe një misteri të pashpjegueshëm që ne jemi rrekur t’i atribuojmë nënshkruesit të fatit tonë, si një qasje për t’i dhënë kuptim atë çfarë ne jemi, vetëdijësimi na thërret në një zgjim për të besuar se, janë mendimet ato që përcaktojnë veten tonë, madje deri në atë shkallë sa të...
Albert Vataj: Lahuta në UNESCO – fitorja shqiptare përballë pretendimeve serbe
Lahuta, kushtrimi i palcës së shpirtit malësor, kumbimi i eposit të Kreshnikëve, ngjitet sot në altarin e thesareve të botëPas Xhubletës dhe Këngës së Kcimit të Tropojës, është Lahuta, ky instrument arkaik, kjo dëshmi e pazëvendësueshme e ADN-së sonë shpirtërore, që hyn me dinjitet në UNESCO, në altarin ku njerëzimi vendos...
Albert Vataj: Ata që na mëkuan dashurinë e vërtetë, dhe mbeten përjetshmëri në qielloren e ndjenjës që na bëri me krahë
Ka dashuri që nuk jetojnë vetëm në kujtesë, por ngjiten lart, në qielloren e përjetimit, aty ku njeriu bëhet me krahë. Ato mbeten të pacenueshme, edhe kur jeta vjen si një karvan i gjatë figurash që hyjnë e dalin nga ne, si stacione kalimtarësh që nuk arrijnë të bëhen kurrë vendbanim shpirti. Vetëm një dashuri, ajo e zgjedhura...
Albert Vataj: Kryevepra e Giovanni Spertini, balanca perfekte e natyralizmit dhe idealizimit në mermer
Ajo është e mahnitshme, e gjallë prej guri dhe pulsuese si të frymshmet gjëndje që mbushin me ndijim dhe përjetim ende shpirtrat e etur për dehje adhurimi.Skulptura "Vajza që shkruan" e Giovanni Spertini (1821-1895), realizuar në mermer më 1874, është një vepër që mishëron ndjeshmërinë e...
Albert Vataj: “Mjerimi” të Cristóbal Rojas, thirrja e një shpirti që guxon të mos i dorëzohet dhimbjes
Në “La Miseria” Mjerimi, Cristóbal Rojas na fton të hyjmë në një dhomë ku koha si dimension i pulsimit të jetës ka pushuar së vërshuari, për t’u ngrirë në një çast, në një pluskim të hatashëm që na shtang përmes ngjyrave të ftohta dhe dritës së akullt që bie mbi kraharorin e zbuluar të gruas...
Albert Vataj: E vërteta e plotë e historisë së fotografisë virale të violinistit 12-vjeçar brazilian
Ka fotografi që nuk kapin vetëm një çast, por një epokë të tërë dhimbjeje, shprese dhe rezistence. Një prej tyre është ajo e Diego Frazão Torquato, “Diego do Violino”, violinistit 12-vjeçar nga favela Parada de Lucas në Rio de Janeiro, i cili, i mbështjellë nga lotët, luan violinë në funeralin e...
Albert Vataj: Historia e jashtëzakonshme e Mary Sawyer dhe qengjit të saj
Kënga që mësove në fëmijëri nuk ishte një përrallë. Ajo ishte jehona e një vajze të vërtetë, e një mëngjesi të vërtetë dimri dhe e një qengji që s’duhej të kishte mbijetuar kurrë.“Mary had a little lamb…”E këndove pa ditur kurrë historinë që fshihej pas atyre fjalëve...
Albert Vataj: Çdo e sotme vjen për të qenë ndryshe nga dje, dhe ikën për të mos u kthyer më
E sotmja, në të çdoditshmën e saj, vjen për të na shpërblyer me një mundësi tjetër. Beh ashtu solemnisht, për të na vënë në sprovë përballë një tjetër sfide. Vjen me një nevojë tonën, për t’u mbushur me jetë dhe për t’iu dhënë një tjetër dëshirimi, që e shpie shpirtin në caqet e epërme të sublimes...
Albert Vataj: Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
Në një botë që lëviz gjithnjë e më shpejt drejt skajeve të pabarazisë, ku pasuria grumbullohet si fortesë dhe varfëria shtohet si plagë, zërat që thërrasin për drejtësi shpesh humbasin nën zhurmën e ambicieve të mëdha dhe etjes së pangopur për pushtet. Ne jetojmë në një kohë ku raketat e...
Albert Vataj: Xhokonda e Prados, një tjetër Mona Lizë
Ajo nuk është Xhokonda legjendare, por u lind nga e njëjta ngjizje.Ajo nuk është Xhokonda që ne njohim dhe adhurojmë, por vlera e saj është e së njëjtes magji e misterit të krijimit.Ka piktura që flasin me zë të lartë dhe ka të tjera që heshtin, por heshtja e tyre është e mbushur me enigma dhe mister...
Albert Vataj: Lamtumira pa lavdi e Oscar Wilde
Asnjë mëkatar nuk u ndëshkua kaq rëndë sa ai. Askurrë zëri i ndjenjave nuk u dogja kaq pamëshirshëm në flakët e ferrit të anatemës, sa ai i tij.Vetëm shtatë persona e shoqëruan arkivolin me trupin e pajetë të Oscar Wilde për në banesën e fundit, atë ditë të bruztë 30 nëntori 1900, në periferi të Parisit...
Albert Vataj: Kur libraritë ishin tempuj prehje dhe kreativiteti
Në vitet 1920, libraria e HW Fincham në Bloomsbury ishte një vend i shenjtë për entuziastët letrarë të Londrës. E vendosur në një lagje sinonim të jetës intelektuale, dyqani shërbeu për një oreks në rritje për libra gjatë një epoke transformuese. Pasojat e Luftës së Parë Botërore sollën një...
Albert Vataj: Flamur kuqezi, sot po du, me ty me gëzu, e me fluturu!
Po du me ty me u gëzu, sot n’ditën e mëvetsimit, n’valvim t’flamurit, në t’shenjten e t’shtrenjtën ditë, qi burrat e urtë t’motit 1912, guxuen e shpallne Shqypnin t’mosvarme. Guxuen n’goj t’zezonave, tue notue n’gjak, t’veshun me xhamadan të shpuem plumbash e plisa zhigun barutit...
Albert Vataj: Lucia Pisapia Apicella, e shtuquajtura “Nëna e të Vdekurve”, e cila u dha prehje në paqen e përjetësisë 700 djemve
E kush nuk ka dëgjuar për “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, romanin e shkrimtarit Ismail Kadare, i cili nga gazeta e njohur e “Parisit Le Monde” u knsideruar si një ndër “100 librat e shekullit XX”.Vepra frymëzoi dhe u përshtat në zhanre të tjera të artit, si filmi "Kthimi i ushtrisë së vdekur" i Dhimitër Anagnostit...
Kryesore
Albert Vataj: Gjergj Spani, shkodrani që u doktorua në Paris e Padova, mjeku personal i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut
Albert Vataj: Marie Tuci, shërbestarja që 'Jetën ia dhuroi Zotit'
Albert Vataj: Fitorja që u shndërrua në një zgjim kombëtar
Albert Vataj: Mirash Ivanaj, dishepulli i arsimit, sakrifica e një shpirti që u martirizua për dijen
Albert Vataj: Gëzim Murajza, poeti n’kapërcyellin e shpërfaqjes së një shpirti krijues
Albert Vataj: Skënderbeu i Ardian Pepës, një strateg lufte, i ngjitur në fronin e një prijësi legjendar
Albert Vataj: Si u ngrit kurthi francez për vrasjen e legjendës shqiptare, Isa Boletini në Podgoricë?
Albert Vataj: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kreshta më e lartë e vetëdijes sonë kombëtare
Albert Vataj: Patër Anton Harapi, kleriku që bëri kaq shumë për atdheun dhe u ekzekutua si armik i tij
Albert Vataj: Arshi Pipa, disident në jetë dhe në vepër







