E merkure, 24.12.2025, 12:51 PM (GMT)

Kulturë » Vataj

Ekskluzive - Albert Vataj: Beogradi i jep shah pavarësisë së Kosovës

Provokimi i Beogradit me promovimin e një zyre serbe në Mitrovicë, ka hapur një panoramë aspak optimiste për hapat e hedhur deri më tash përnga një zgjidhje të pranueshme për çështjen e Kosovës. Burimet nga terreni kanë bërë të ditur se ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Slobodan Smarxhiq, përuroi një zyrë të Ministrisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës. Këtë ai e bën, jo rastësisht në ditën kur është përmbyllur zyrtarisht periudha 120 ditëshe e bisedimeve shtesë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në Prishtinë ky veprim është cilësuar si ...

Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me legjendën e valles popullore Besim Zekthi

Folku shqiptar dhe etnosi, një ndër traditat më të papërsëritshme në historinë e përfaqësimit të identitetit tonë kombëtar në botë, një nga resurset më të pasura të visarit tonë shpirtëror, nuk mund të kuptohet pa vallën popullore dhe vetë ajo në gjënezën e saj, deri sot, nuk mund të identifikohet më kurrëçka tjetër, vetëm me “Vallja e shqipes”, apo  “Festë të madhe ka sot Shqipëria”. Ndërsa shoqëritë zhvillohen dhe ne përpiqemi të jemi në një hap me ta dhe modernizimin që pa asnjë mëdyshje, ka prekur dhe përfaqësohet dhe nga ndryshimet...

Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me Kryetarin e Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, Fatmir Hoxha

E takojmë atë në një bar-kafe prane parlamentit. Kushdo që frekuenton këtë bar dhe që nuk e njeh, menjëherë do të vërë re tek ky njeri, jo vetëm një administrator të përsosur të një lokalit, por dhe një njeri fisnik. Në këtë vend nuk është e domosdoshmëri të jesh i njohur në një fushë të artit, të sportit apo të politikës, apo gjejeni vetë se si që të kesh popullaritet. Fatmir Hoxha ka konturuar njohjen e tij në atë copë të Tiranës edhe më tej, deri ku mbërrin vepra e tij e mirë dhe bujaria me “zemër...

Albert Vataj: Garderoba e dritave të kuqe dhe Shqipëria

Është teorikisht dhe praktikisht e pamundur të gjesh një shteg në përpjekjen për të motivuar atë që pakkush do të hezitonte ta quante çmenduri kolektive. Është fjala për formatin e prezencës në publik të femrës shqiptare, garderobë...

Ekskluzive - Albert Vataj: Garderoba e dritave të kuqe dhe Shqipëria

Është teorikisht dhe praktikisht e pamundur të gjesh një shteg në përpjekjen për të motivuar atë që pakkush do të hezitonte ta quante çmenduri kolektive. Është fjala për formatin e prezencës në publik të femrës shqiptare, garderobë të cilën do ta kishte zili edhe mantenutat e rrugicave më të famshme të dritave të kuqe, ngado ku ato kandellin dëshirat për flirte të mijëra meshkujve në të gjithë botën. Nuk ka rrugë të arsyetimit logjik që do të të mbushte mendjen se pse pikërisht femra shqiptare, ndryshe nga soji i saj në botën e qytetëruar...

Ekskluzive - Albert Vataj: Praron legjenda Serafin Fanko

Ikën për të mos u kthyer më, ai që gjithë jetën e tij ia kushtoi artit, mrekullimit të shpirtrave tanë të ndjeshëm, emotiv dhe të kulmuar në vullnete për madhështoren. Zemra e Serafin Fanko pushoi së rrahuri, por kurrë nuk do të pushojnë së dashuruari artëdashësit rolet dhe gjithë veprimtarinë e tij voluminoze. Ai mbylli sytë për të mbetur në përjetësinë e dimensionit të artit shqiptar, i papërsëritshëm, dinamik dhe bashkëkohor. Arti shqiptar humbi bashkë me Serafin Fankon edhe një legjendë të pavdekshme të shumëdimensionit të tij përfaqësues. Pikëllimi që la pas kjo humbje do të..

Albert Vataj: Praron legjenda Serafin Fanko

Nga Albert Vataj - Ikën për të mos u kthyer më, ai që gjithë jetën e tij ia kushtoi artit, mrekullimit të shpirtrave tanë të ndjeshëm, emotiv dhe të kulmuar në vullnete për madhështoren. Zemra e Serafin Fanko pushoi së rrahuri, por kurrë nuk do të pushojnë së dashuruari artëdashësit rolet dhe gjithë veprimtarinë e tij voluminoze...

Albert Vataj: Niset për nga amshimi At Zef Pllumi

At Zef Pllumi u nda përgjithherë nga të afërmit, nga Shkodra, nga admiruesit, nga gjithsekush e njohu, ndigjoi për të dhe lexoj prej tij. At Zef Pllumi, i fundmi i brezit të artë të françeskanëve shqiptarë, atyne që kulmuen në pjedestal tiparet me të spikatuna...

Tis

Eshtë ende natë! Të zgjon nga një gjumi i keq, zilja e orës. Gjëmon ngulmthi sikur edhe ajo do pjesën e saj në këtë sëmbim dashakeq. Ke lënë për të dytën ditë të zësh radhë të pajisesh me një çertifikatë personale. Se këto fletushka të duhen kudo të trokasësh...

Golgota e një populli martir në retrospektivë

Një libër bëhet shkas të tubojnë në Tiranë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike. Një libër i një autori të njohur kosovar ka përcjell në një ditë të vetme, përmes referatesh dhe kujtimesh nga flakadani i luftës për liri mesazhin e pavarësisë së Kosovës, si i vetmi opsion për statusin përfundimtar. Eposi i...

Kur popullin e shkel fataliteti dhe shtetarët kalërojnë mbi pegas

Nga Albert Vataj - Nëse vërtetë e gjithë përgjegjësia e kufizimeve të gjata të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm duhet ta mbajë perëndia, atëherë këto shtetarë duhet ta ndajnë, nëse taksat duhet t’ia japim perëndisë, apo të vazhdojë t’i mbajë...

Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me Kompozitorin dhe Kantautorin Pirro Çako

Kam mundësuar gadishmërinë për një intervistë ekskluzive për faqen tonë www.zemrashqiptare.net nga këngëtari Pirro Çako. Do ju isha mirënjohës nëse merrni përsipër të ishit ju ai që do ta mbanit këtë përgjegjësi profesionale. Ishte ky, ose saktësisht diçka rreth këtij formati, e-mail i përsëritur nga një i njohur i rastësishëm, por që do të mbetet ndër miqtë e mi më të mirë. Porsi një detyrë perëndishë të Olimpit, kësorasti si një Gurë Sizifi, mu rëndua në detyrimet e të përditshmes të dengur plot stres dhe çoroditje...

Antishqiptarizmi i një shqipfolësi - Nga Albert Vataj

Absurde! Ka plot emërtime të tjera në fjalorin e shqipes së sotme, por falë një kuraje civile dhe gjakftohtësie që motivon pak shqiptar në të sotmen nevracingëritëse vendosa ta pagëzoja vetëm kështu atë që do të zinte vend në gjykimin e një deklarate të çmendur...

Beteja e territoreve dhe miklimi nga pushteti i parasë

Do të mjaftonte qasja për rregullimet e marrëdhënieve ligjore të biznesit që klasa politike të gjente veten në një tjetër kacafytje idesh dhe kundërshtishë. Poseduesit e pushtetit gjithnjë kanë një mundësi për të vendosur pozita superiore, duke propozuar praktika ligjore dhe mjete të vërë nën fre logjikën e funksionimit të biznesit. Gjithashtu edhe opozita turravrap gjen me dhjetra arsye për ta rreshtuar gjithë potencialin e saj njerëzor në frontin e kundërmësymësit. Me apo pa të drejtë, motivuese ose jo, në emër të modernitetit dhe shmangies së abuzimeve, apo nën yryshin e një...

Filozofia e politikës së paqes, mbi një fushë të minuar

Zhurma nervacingëritëse që provokoi takimi Nano-Berisha tejkaloi premisat pozitive për një këndvështrim të ri të politikës shqiptare, një tjetër kahje që propozohej turravrapit që kishte marrë në këto momente kur i gjithë faktori ndërkombëtar kishte drejtuar projektorët e vëzhgimit tekkëndej. Mendimi i të shumëve për takimin Nano-Berisha i ngjan një fushe të minuar. Filozofia e politikës së paqes së ofruar prej tyre u shtyp nga pesha e rëndë e paragjykimit që gjallon ndër shqiptarë, si pasojë e të drejtës që i është diktuar atyre nga vetë politika e konfliktualitetit, armiqësisë dhe...

Përtej grilave të derteve tona

Sa herë që është për t’u marrë ndonjë dokument në ndonjë nga zyrat e ndryshme të shtetit për qytetarët, fillon praktika e "parapërgatitjes shpirtërore" disa ditë përpara. Një frymëmarrje e thellë dhe drejt e në radhët vrasëse ose në përballimet mbresëlënëse me nëpunësit përkatës. Roje që sundojnë krenarë dhe të pathyeshëm mbi çelësat e dyerve. Nëpunës që, megjithëse të shohin për herë të parë në jetë, të drejtohen me të njëjtin respekt me të cilin i drejtohesh ndonjë personi që të ka përndjekur gjithë ditët e jetës tënde...

Bota politike dhe animi i kandarit të barazisë

Barazia në tërësinë e saj është një koncept filozofik i gjithfarëformësh, duke qenë i tillë ai mbetet dyshues në pjesëmarrjen e të qenit një taban i fortë. Kjo për më tepër kur gjithçka në botën e të përditshmes dirigjohet nga politika dhe tërësia e saj. Në vetvete politik ka fare pak gjasa të përcjellë barazi ose të garantojë diçka të tillë si brenda vetvetes, ashtu edhe në raport me atë që ajo e quan vullnet i lirë qytetar. Në botën morale çdo gjë është e klasifikuar, e sistematizuar, e parashikuar dhe e vendosur që më pare, ndërsa në botën politike çdo gjë është e trazuar...

Ruaje Zot Shqypnin nga Shqyptaret

Aktualiteti i kësaj shprehjeje frazeologjike të Homerit të letrave shqiptare, At Gjergj Fishta e gjejmë të mishëruar në tërësinë e jetës politike shqiptare. Kriza që ka kapluar vendin që në mesin e vitit që lamë pas, për tu ashpërsuar në kacarritjet e para të vitit 2007, e skapulluar pas qasjesh të pafundme të ndërkombëtarëve dhe faktorëve të tjerë jokokënxehte, në gjenezën e saj ofron si të vetmin shkaktar interesat politike të palëve. Kokfortësia, meskinitetet dhe fodullëku nga njëra anë, përpjekja për të shfaqur panoramën...

Fluiditeti i alencave fluide dhe kameleonët e politikës

Askurrë nuk kam besuar tek funksionimi i aleancave para dhe paselektorale. Gjithnjë këto pazare politike nuk kam patur as më të voglen dëshirë për ti parë apo për ti trajtuar vetëm si marrëdhënie ndërmjet biznesmenësh, ndërmjet tregtarësh. A nuk është kështu? Përgjigjen e kësaj pyetje, të cilën janë në gjendje t’i përkojnë një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në atë kontekst që e mendoj edhe unë, nuk kam ndërmend ta artikuloj. Zgjedhjet dhe dëftuesit e këtij testi elektoral, duke qenë shtysa për të nxjerrë mësime, nëse janë pësime, nuk kanë patur...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx