E shtune, 21.02.2026, 09:16 AM (GMT)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Ikona e poetit Atë…

Ndërkaq dihet sundimi i fitimtarëve të pas Luftës II Botërore, një diktaturë tjetër po aq e keqe sa pushtimi, me mynxyra më shumë. Do të arrihej deri atje sa t’i shprishnin dhe varrin në Kishën e tij Poetit Kombëtar, At’ Gjergj Fishtës, duke ia hedhur eshtrat në lumin Drin…

Visar Zhiti: Ne ishim me Bardhylin

Po edhe jemi… e çmonte miqësinë dhe shokun, rrallë e shihja vetëm, gjithmonë në kërkim të tjetrit, për të pirë një gotë bashkarisht, po edhe për të folur për poezinë…Në ditën e ikjes së tij kisha shkruar, atij i drejtohesha sikur ta kisha përballë...

Visar Zhiti: Masakra dhe Ambasadori

Masakra ndodhi në një dimër lufte, por jo vetëm në atë përroskë që dukej aq e qetë e as vetëm në atë fshat të vogël... Po që nga aty u lajmërua bota.45 jetë ishin, pleq dhe të rinj, të vrarë, të lidhur. Në fytyrat e pafajsisë së tyre kishte ngrirë e...

Visar Zhiti: Zemër

Në rrugët e natës, në një nga grataçielet, shkëlqente një zemër e madhe, me drita që digjeshin.Po është Shën Valentini, prandaj…Me Edën time po më dukej sikur udhëtonim nëpër ëndërr. Dhe fasadat m’u bënë si fletë të mëdha libri dhe ndjeva dëshirën të hap vërtet përmbledhjen time të fundit me poezi, “Dritë që ecën zbathur”...

Visar Zhiti: Liria kishte emër? Po Haga e drejtësisë pse s’është me drejtësinë?

Tani nga Haga erdhi një pretencë nga më të rëndat, jo vetëm për drejtësinë ndërkombëtare, por edhe për kujtesën historike të luftës çlirimtare të një populli në Europë, të shqiptarëve në Kosovë. Prokuroria kërkoi 45 vjet burg për Hashim Thaçin, 45 vjet burg Kadri Veselin, 45 vjet burg për Rexhep Selimin dhe 45 vjet burg për Jakup Krasniqin...

Visar Zhiti: 28 janari si një ditë e letrave

Në atdhe, për 28 Janarin e sotshëm në botën e letrave dhe më gjerë po shkruhet dhe po flitet se shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare do të mbushte 90 vjeç, ai la pas një krijimtari siperane ku begatohet gjuha shqipe, në romanet e tij nyjëzohet fati i kombit, me një estetikë dhe modernitet që...

Visar Zhiti: Ka një çast në kalendar

…tani në këto çaste jam përballë dy kalendarëve tanë, janë nga të njëjtat duar, të birit, se secili ka kalendarin e vet, të atit, të kapitalit, tokësor, të yjeve, të shtetit, të shkrimtarit, s’ka fare, të së ardhmes, etj, etj.Dy kalendarët po rrinë pranë njëri-tjetrit, madje më duket se marrin dhe frymë...

Visar Zhiti: Mërmërimë shenjtoreje… mall për fjalë të Nënë Terezës

…ndodh të na marrë malli për një këngë a poezi a vetëm për një buzëqeshje… por dhe për ca fjalë.Unë i kthehem shpesh një lutje të Nënë Terezës, e kam titulluar “Kredo” në librin me poezi që është botuar para 20 vjetësh a më shumë, - kështu i kam quajtur lutjet dhe bekimet që ajo thoshte: poezi...

Visar Zhiti: Aq herë vritet, sa herë vjen kjo datë

Rikthehej poeti tragjik Trifon Xhagjika, që prapë sikur i druhen (shteti) kanë frikë ta kujtojnë. A ka ndonjë rrugë me emrin e tij në kryeqytet apo një gur me vargjet e tij…?Çdo popull tjetër, i dalë nga një diktaturë, po ta kishte këtë poet, fjalët e tij do t’i gdhendëte në gur apo do t’i shkruante mureve, - kështu kam thënë shpesh…

Visar Zhiti: E bukur dhe e frikshme…

Kështu ndoshta do ta quaja veprimtarinë në Universitetin e Illinoisit, më i madhi, aty mes Kolegjit të Mjekëve në Qendrën e Shëndetit Global, i ftuar nga Shefi i Departamentit, Profesor Damiano Rondelli, italian, shkencëtar-fizikan në Hematologji/Onkologji, autor i shumë botimeve profesionale...

Visar Zhiti: Kur aktori Roberto Benigni tregon Shën Pjetrin

Donim ta shihnim prapë Roberto Benigni-n, të dëgjonim monologun e tij, “Shën Pjetri – njeriu në ere”, që e shfaqi  para ca ditësh në Kopshtet Sekrete të Vatikanit, në një skenë të ngritur posaçërisht… ne kemi patur fatin të shëtisnim andej, nëpër ato rrugë të blerta të shihnim dhe papët, kemi vizituar dhe varrin e Shën Pjetrit...

Visar Zhiti: Si t’i bësh të bukura flatrat e tragjikes?

Roman për zogun e pikturuar:…është një episod tronditës, një zog kapet, lyhet me bojë dhe lëshohet sërish dhe në qiell tufa nuk e njeh më si të vetin. Ngjyrat ndryshe, të huaja e bëjnë të duket si një rrezik biologjik. Zogjtë e sulmojnë egërsisht, derisa ai bie dhe copëtohet...

Visar Zhiti: Kur fytyrat e kohëve të vijnë nga Kosova…

“Një portret nga ditët e burgut të diktaturës komuniste e një tjetër nga kohët e vonshme…” - kështu shkruante.  I pashë. Pashë dhe emrin e autorit:Besnik Hamiti.Nuk e njihja. Më befasoi puna e tij, vëmendja dhe vështrimi artistik, empatia për t’u futur në kohët e tjetrit, edhe pse bashkë nuk janë takuar ndonjëherë…

Visar Zhiti: Festa e librit shqip në New York…

Bashkë me Festën e Flamurit dhe ajo e Librit, se libri është dhe flamur ashtu si flamuri që është dhe libër, - po mendoja.Për herë të parë në New York “Festa e Librit Shqip, që ngriti siparin me një ceremoni madhështore në Qendrën Kulturore ‘Nënë Tereza’ të Kishës Katolike ‘Zoja e Shkodrës’...

Visar Zhiti: Flamuri i shtëpisë, i atit dhe birit dhe shpirtit të shenjtë…

Festa e Flamurit - siç thirret Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Atdheut, - na bashkon, kështu besojmë se të gjithë jemi pjesë e të gjithëve dhe qofshin tonat liria dhe pavarësia dhe dashuria njerëzore, - urojmë atë ditë dhe pastaj vjen dita tjetër si të tjerat, ku na merr përditshmëria dhe flamujt...

Visar Zhiti: Flamuri ynë, zjarr prometean dhe flatër engjëlli

Festën Kombëtare, më të madhen e shqiptarëve, atë të Flamurit, e festojnë me madhështi shqiptarët kudo në botë, por mbase më bukur se diasporën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës… bashkë si një familje e madhe, këtu ku ndjehem më shumë shqiptarë, po aq sa dhe amerikanë, dinë...

Visar Zhiti: Si në tempull…

Po endeshim mesoreve dhe ku gjenim dyer të hapura, hynim, ndalnim për të parë mureve a për të lexuar ndonjë gjë…  Është sinagogë nga më të vjetrat… e stilit bizantin… Na kishin tërhequr vëmendjen dritaret dekorative, vitrazhet jashtë…dhe…

Visar Zhiti: Fëmija dhe atdheu i çmendur

Dikur kisha shkruar një poezi për fëmijët dhe keqtrajtimin që u bën një atdhe i çmendur, guxova të them, ndoshta i pari atëhere, “atdhe i çmendur” nga që isha në burg, çmendurinë e atdheut e kishim të gjithë. Poezinë e bëra me mend nën tokë, në minierë duke shtyrë vagonat dhe kur...

Visar Zhiti: Sot lindi prapë Bilal Xhaferi

Me baba të pushkatuar, çami i përndjekur Bilal Xhaferri, i kishte të gjitha rrugët e së ardhmes të mbyllura. Ai dhe një jetë të zakonshme si jetët e tjera në diktaturë nuk mund ta bënte dot, jo më të lejohej të bëhej shkrimtar.Është punëtor krahu. Në shkollë të lartë as që bëhet fjalë se...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx