Gani Mehmetaj: Lëngaraqët e zvjerdhur (Viti 1789 pas Krishtit)
“Një lukuni qensh i dërguan në Anadoll. Prapë i kthyen në Arbëri. Askush nuk e mori vesh pse i morën dhe pse i kthyen. Por, ajo që ra në sy, ishte sjellja e çuditshme e qenve. Nga qentë e sertë të bjeshkëve u bënë ca përdredhaçë –çakej, të cilët kur duhej të lehnin hungërinin e të ngjethnin. Sulmonin egërsisht vendësit e pafuqishëm...


























