E merkure, 30.04.2025, 06:20 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Ku janë ikonat e shqiptarizmës Ernest Koliqi e Mustafa Kruja?

Nxorëm qeleshet e bardha nga arkat e gjyshes, ku i mbajtëm të fshehur mbi pesëdhjetë vjet, kujtim të një fëmijërie, kur qeleshja ishte pjesë e uniformës shkollore që na i sollën mësuesit shqiptarë me ikonat e shqiptarizmit Ernest Koliqi e Mustafa Kruja. Shpresuam se ju ishit nipërit e tyre guximtarë, sepse mësuesit e Koliqit...

Gani Mehmetaj: Nga paganë në të krishterë e pastaj një pjesë në myslimanë

Shqiptarët para se të islamizoheshin ishin të krishterë-katolikë e ortodoksë. Janë 200-300 vjet qe kur nisi islamizimi i dhunshëm i shqiptarëve, ndërsa ka përfunduar me 1912, kur ikën turqit. Mbi 1500-1700 vjet shqiptarët (ilirët-arbërorët) ishin të krishterë, kryesisht të ritit katolik, apo katolik antikë...

Gani Mehmetaj: Përgjegjësia kolektive serbe dhe dëmshpërblimet e luftës

Pas çdo lufte shkatërrimtare, agresori është ai që i heq pasojat dhe merr përgjegjësinë kolektive për krimet e bëra. E drejta ndërkombëtare e njeh institucionin e fajësisë kolektive dhe përgjegjësisë kolektive, sikurse që e njeh edhe institucionin e dëmshpërblimeve të luftës. Po ashtu...

Gani Mehmetaj: Shqiponjat dhe delet

Shqiponjën e kemi totem, simbol kombëtar. Por nuk kemi ngjashmëri dhe as gjëra të përbashkëta me totemin tonë. Ne flamur e kemi vënë që t'ia kujtojmë vetës kush ishim dhe kush duhej të jemi, por kjo më shpesh na kthehet bumerang, sepse na e kujton gjendjen në të cilën kemi rënë, pra kush nuk duhej...

Gani Mehmetaj: Beduinët para shtatores se Gjergj Kastriotit

"Po u falet në rrugë do t'u rrah si qentë", i pati kërcënuar ish kryeministri i ndjerë Bajram Rexhepi, krahun islamik të Isisit, kur dolën me një copës beze të faleshin si beduinët në shkretëtirë. Islamikët e ulën bishtin dhe ikën...

Gani Mehmetaj: Për 20 vjet shqiptarët ndërtuan 1000 xhami dhe 0 teatër!

Në Dardani dhe në Shqipëri janë ndërtuar 800-1000  xhami vehabiste, salafiste, dianetiste, të dreqit e të birit, por nuk e ndërtuan asnjë teatër apo sallë koncertesh.Vetëm në xhaminë e Edi Ramës, në qendër të Tiranës, ndërtuar nga Erdogani e Dianeti, janë shpenzuar, ose janë shpërdoruar...

Gani Mehmetaj: Kur i varfëri agjëron, i pasuri gëzon!

"Pse serbët kanë më shumë se sa ne?", e pyesnin dikur hoxhën e UDB-së besimtarët, ndërsa ai e kishte përgjigjen në maje të gjuhës, "serbët e kanë këtë botë të rrejshme, kurse ne botën e amshueshme, prandaj duhet t'i durojmë"...

Gani Mehmetaj: Jo vakt dreke, por kohë dreke

Fjala arabe vakt shqip përkthehet kohë. Nuk ka kush qe i bind bashkëkombësit e mi përtej Drinit se kohës së drekës në gjuhën shqipe nuk i thuhet vakt dreke, sepse vakt arabisht dmth kohë. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe në mënyrë të çoroditur fjalën arabe vakt e ka futur në thesarin e shqipes, ndërsa...

Gani Mehmetaj: Kur filmat e Rikard Ljarjes i shihnim fshehurazi

"Rikardi ka zënë shtratin", me tha miku im Saimir Kumbaro në nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa e pyeta për Rikard Ljarjen regjisorin dhe aktorin e madh shqiptar. Sa herë vija në Tiranë, meqë gjithnjë isha në nxitim për  një punë apo tjetër, pyesja miqtë për te. Me erdhi keq, kur Saimiri ma tregoi edhe...

Gani Mehmetaj: Korbat e islamit sillen mbi Dardani

Kur nga Turqia erdhën ndihma simbolike, në emër të koronavirusit, dolën i madh dhe i vogël në aeroport  që ta falënderonin babanë e tyre shpirtëror, Erdoganin. Gati sa nuk u vunë në rresht zyrtarët e lartë, të gatshëm të bënin punën e hamallit dhe ti shkarkonin ndihmat aq shumë u përgjëruan...

Gani Mehmetaj: Shtatorja e akullt

Dy hije m’u fanitën përtej kodrinës. Fërkova sytë. Nuk besoja në fantazma, por hijet dolën dhe u zhdukën. Nata ishte e ftohtë akull. Gjumi m’i mbyllte sytë, të ftohtët më ngrinte, kurse frika më drithëronte. Hëna e bardhë në të argjendtë shpërndante reflekse drite mbi borën e acartë...

Gani Mehmetaj: Qyteti i sharmit mahnitës

Cyrihu është qyteti më i madh i Zvicrës dhe më i bukuri, apo ndër më të bukurit (që të mos u mbetet hatri Gjenevës, Lucernit e Lozanës), me qendra të mëdha financiare, me biznese ndërkombëtare, me diskoteka e restorante. Liqeni i jep sharmë të veçantë qytetit ditën e natën. Lumi Limmat buron nga Liqeni i Cyrihut...

Gani Mehmetaj: Bisha me çifteli

E takova në Gjenevë në një manifestim kulturor shqiptaro-zviceranë. Kur e pashë pas tetë vjetësh, rrymimi i fortë me një ngrohtësi përvëluese, ma përshkoi gjithë shtatin, me la forca, mu shkëputën gjymtyrët, nuk i zotëroja dot lëvizjet, gjoksi me shtrëngonte me një dhimbje të fortë, ndërsa këmbët vetëm sa nuk më lëshuan...

Gani Mehmetaj: Si mësova për vrasjen e Jusuf Gërvallës

Vazhdoja shërbimin e detyrueshëm ushtarak në qytetin slloven Kranj, kur mësova për vrasjen e Jusuf Gërvallës. Nga biseda telefonike me babanë në Pejë mora vesh se dje e vranë në Gjermani me të vëllain Bardhoshin e Kadri Zekën. Se si më dukej, nuk isha mësuar të dëgjoja për vrasjen e njerëzve që i njihja...

Gani Mehmetaj: Vdekja e Ibrahim Rugovës – fundi i një epoke

Rreshtat e gjatë me kilometra, në acarin e dimrit, njërin ndër dimrat më të ftohtë prej se mbahej në mend, ishin formuar para Kuvendit të Kosovës. Durimi i pritjes për t’ia bërë nderimet e fundit presidentit të vdekur, dëshmonte se ata e vlerësonin punën e tij njëzetvjeçare. Pikëllimi e mbërtheu qytetin, e pushtoi Kosovën, pesha e humbjes ...

Gani Mehmetaj: A është arabishtja gjuha e parë zyrtare në Gjakovë?

Ky mbishkrim vetëm në gjuhën arabe me shkronja arabe, nuk është në Arabinë Saudite, nuk është as në Kuvajt, Siri a Irak, është në Gjakovë, afër qendrës së qytetit. Prapa ballinës arabisht (shqipen e ndalon islami sepse e trajton gjuhë të djallit) është Teqeja e Gjakovës, e shpërfytyruar...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx