Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Katedralja e Prishtinës - simbol i trashëgimisë dymijë vjeçare
E enjte, 23.07.2020, 07:46 PM
Katedralja e Prishtinës - simbol i trashëgimisë dymijë vjeçare
Nga
Gani Mehmetaj
Katedralja
në Prishtinë iu kushtua gruas më të famshme shqiptare të të gjitha kohërave dhe
njërës ndër gratë më të famshme në planetin tonë. Katedralja në Prishtinë iu
kushtua gruas -shenjtore që u angazhua për pavarësinë e Dardanisë si asnjë
personalitet tjetër, shkoi në Uashington deri të presidenti amerikan Bill Klinton,
duke iu lutur ta ndihmonte popullin e vuajtur shqiptarë të Dardanisë. Klintoni
i premtoi dhe e mbajti fjalën.
Katedralja
në Prishtinë u ngrit të vendin e vet, dardanët -arbërorët-shqiptarët e kishin
katedralen para një mijë e pesëqind vjetësh po në këtë qytet, ndërsa e rrënuan
turqit me 1680.
Katedralja
një Prishtinë është monument kombëtar, që shënon të kaluarën-rrënjët tona. Me
piktura e vitrazhe paraqet historinë dymijë vjeçare të Dardanisë.
Katedralja
në Prishtinë u ndërtua me paratë tona,
është simbol yni, nuk është çiban i huaj, ndërsa kontribuan edhe ata që e
kishin emrin Hasan e Hysen, por që ishin shqiptarë me ndjenja sublime
kombëtare.