Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Nga paganë në të krishterë e pastaj një pjesë në myslimanë
E enjte, 18.06.2020, 05:20 PM
Nga paganë në të krishterë e pastaj një pjesë në myslimanë
Nga
Gani Mehmetaj
Shqiptarët
para se të islamizoheshin ishin të krishterë-katolikë e ortodoksë. Janë 200-300
vjet qe kur nisi islamizimi i dhunshëm i shqiptarëve, ndërsa ka përfunduar me
1912, kur ikën turqit. Mbi 1500-1700 vjet shqiptarët (ilirët-arbërorët) ishin
të krishterë, kryesisht të ritit katolik, apo katolik antikë.
Periudhën
200-300 vjeçare të islamizimit të shqiptarëve nuk mund ta shpërfillim, ashtu si
nuk mund ta shpërfillim as periudhën 1500-1700 vjet kur të gjithë ishim të
krishterë.
Krishterimi
nisi në shekullin e I-rë pas Krishtit, e përhapën të varfrit që donin t’i
kundërviheshin Perandorisë Romake, ndërsa nga Iliria krishterimi kaloi në
Perandorinë romake që ishte e gjithë Evropa e sotme. Pjesë e Evropës ishte edhe
Iliria jonë. Iliria para se të kristianizohej ishte pagane.
Nuk
e kuptoj pse një pjesë e shqiptarëve të stresuar reagojnë me nervoz kur u thua
se ishin të krishterë dhe kapërcejnë shekuj për të dal të paganët. Hasan Hyseni
më parë e kishte emrin Zef Marku, kurse Zef Marku Bardhyl Longari.
Historia
nuk bëhet sipas dëshirës.