Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Përgjegjësia kolektive serbe dhe dëmshpërblimet e luftës
E diele, 24.05.2020, 10:24 AM
Përgjegjësia kolektive serbe dhe dëmshpërblimet e luftës
Shkruan:
Gani MEHMETAJ
Pas
çdo lufte shkatërrimtare, agresori është ai që i heq pasojat dhe merr
përgjegjësinë kolektive për krimet e bëra. E drejta ndërkombëtare e njeh
institucionin e fajësisë kolektive dhe përgjegjësisë kolektive, sikurse që e
njeh edhe institucionin e dëmshpërblimeve të luftës. Po ashtu, kjo është
aplikuar pas Luftës së Dytë Botërore, humbësit e luftës janë detyruar jo vetëm
të marrin përgjegjësinë kolektive për krimet e bëra, por njëkohësisht dhjetëra
shteteve u kanë paguar dëmet materiale dhe dëmet morale, të shkaktuara gjatë
luftës. Qindra kriminelë lufe ajën ekzekutuar, apo dënuar me burg. Pas luftës
në Bosnjë-Hercegovinë, institucionet e këtij shteti kanë nis procedurën e
dëmshpërblimeve të luftës nga Serbia, duke kërkuar shuma të mëdha kompensimesh
të cilat do të paguheshin me dhjetëvjetëshe.
Dëmshpërblimi i Serbisë
për shkatërrimet në Kosovë
Serbia,
krahas luftës në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, bëri spastrime etnike e gjenocid
edhe në Kosovës, duke e shkatërruar njëkohësisht gati të gjithë infrastrukturën
dhe objektet më rëndësi të veçantë. Janë vrarë mijëra shqiptarë, janë djegur
mijëra shtëpi: pronat shtetërore e private, ndërsa dhembjet morale janë të
pakrahasueshme. Pasojat e luftës Kosova dhe shqiptarët do t’i ndiejnë edhe për
një periudhë të gjatë, pavarësisht faktit se me këmbënguljen e tyre dhe me
ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare janë bërë rindërtime të shumta dhe janë
zbutur në masë të dukshme pasojat e infrastrukturës së shkatërruar. Serbia këtë
luftë e humbi, pavarësisht përpjekjeve dhe pretendimeve të mëdha për spastrime
etnike dhe për zgjerim të territoreve, në dëm të shqiptarëve në Kosovë dhe në
dëm të joserbëve në Bosnjë-Hrecegovinë e në Kroaci. Është e natyrshme, që meqë
Beogradi, qendra e së keqës dhe shkaktari i të gjitha këtyre shkatërrimeve të
heqë pasojat si në planin moral, pra ta bartë për një kohë tepër të gjatë
përgjegjësinë kolektive dhe fajësinë kolektive, njëkohësisht edhe të paguajë
dëmet e luftës. Kjo procedurë para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ende nuk
është inicuar, edhe pse disa nga përgjegjësit kryesorë të vrasjeve e
spastrimeve etnike në Kosovë, janë duke u përballur me gjykimin dhe është
konstatuar se ata janë të përgjegjshëm e fajtorë, megjithëse gjykimi ende nuk
ka mbaruar.
A mund ta inicojë Kosova
procedurën e dëmshpërblimit
Përderisa
Bosnjë-Hercegovina ka pasur mundësi ta inicojë procedurën për dëmshpërblimin e
luftës, sipas ligjeve ndërkombëtare, meqë është shtet i pranuar
ndërkombëtarisht, edhe pse ende është nën mbikëqyrjen dhe qeverisjen
ndërkombëtare, Kosova për shumë arsye nuk pati mundësi që ta inicojë procedurën
e dëmshpërblimeve të luftës. Arsyeja kryesore është, sepse Kosova ishte nën
administrimin ndërkombëtar dhe ende nuk është pranuar shtet i pavarur. Arsyeja tjetër mund të jetë,
sepse Serbia nuk u ndëshkua kolektivisht
nga bashkësia ndërkombëtare, edhe pse kanë përgjegjësi dhe fajësi kolektive.
Nuk është ndëshkuar kolektivisht as për gjenocidin në Bosnjë-Hercegovinë dhe në
Kroaci. Megjithatë ekspertët dhe institucionet tona shtetërore, duhet të shohin
mundësitë dhe procedurat ligjore, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, në
mënyrë që krahas përgjegjësitë së kreut të Beogradit për krimet dhe gjenocidin
në Kosovë të inicohet edhe përgjegjësia kolektive, përkatësisht të inicohen
procedurat për dëmshpërblimet e luftës.
Dihet
se janë bërë disa llogari si për numrin e të vrarëve e të plagosurve, ashtu
edhe për dëmet e shkaktuara nga makineria serbe gjatë luftës në Kosovë. Është
po ashtu e njohur se numri i saktë i të vrarëve asnjëherë nuk mund të dihet,
sikurse nuk mund të vlerësohet kurrë dëmi moral e dhembjet e shqiptarëve për të
afërmit e tyre dhe për gjymtimin e denigrimin e popullatës gjatë kësaj lufte të
ndyrë serbe. Kështu, pos shënimeve që janë, do të duhej të kompletohen tërësisht të dhënat e përgjithshme për të
inicuar proicedurën e dëmshpërblimeve të luftës, që do t’i paguante Serbia
Kosovës.
Teksti është botuar para 18 vjetësh, por situata nuk ka
ndryshuar. Shteti ynë hesht për krimet serbe dhe për dëmshpërblimin e luftës.
P. S. Institucionet e
shtetit tonë as pas njëzetë vjetësh nuk kanë nis procedurë për të kërkuar
dëmshpërblime të luftës dhe përgjegjësi kolektive të serbëve.