Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Beduinët para shtatores se Gjergj Kastriotit
E merkure, 20.05.2020, 07:09 PM
Beduinët para shtatores se Gjergj Kastriotit
Nga
Gani Mehmetaj
"Po
u falet në rrugë do t'u rrah si qentë", i pati kërcënuar ish kryeministri
i ndjerë Bajram Rexhepi, krahun islamik të Isisit, kur dolën me një copës beze
të faleshin si beduinët në shkretëtirë. Islamikët e ulën bishtin dhe ikën.
"E
kisha në plan t'i rrihja dhe t'i tërhiqja zvarrë", me pati thënë
kryeministri i ndjerë në një koktej kineastësh.
Dje
islamikët e provokuan rëndë rendin dhe qetësinë, e rrezikuan shëndetin publik,
duke i ngrehur të prapmet drejt qiellit në Sheshin "Gjergj
Kastrioti-Skënderbeu". Dje
qeverisja e Vetëvendosjes ra në provim, sepse lejoi ushtarët e islamit të
shpërfillnin shtetin dhe të përdhosnin Sheshin "Gjergj Kastrioti".
Dje
i dhamë një porosi të qartë evropianëve, forcat e islamit, përpiqen të na
pengojnë ne integrimin evropianë, duan që ne të mbetemi vazhdimësi e arabëve,
dhe anadollakëve, ashtu sikurse bëjnë çdo vjet islamikët në Tiranë.
Shteti
nuk duhej të lejonte cirk- faljen, nuk duhej të ligështohej para islamikëve të
Isisit, duhej të mbronte jetën e shëndetin e qytetarëve.
Krahu
islamik prapë do të bëjë presion në shesh e në xhami, myslimanët janë
instrument i fortë i tyre, por shteti nuk duhet t'ua luaj bishtin, por t'i
godas. Është në rrezik jeta e kombit, sepse ata që do të falën në xhami a në
shesh, pastaj do ta përhapin virusin si minjtë kolerën.