Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Xhamia në Ulpianë dhe kisha e Milosheviçit, janë objekte të ngatërresave politike
E shtune, 18.07.2020, 07:24 PM
Xhamia në Ulpianë dhe kisha e Milosheviçit, janë objekte të ngatërresave politike
Nga
Gani Mehmetaj
Sa
herë trokasin në dyert e Evropë zyrtarët tonë, Turqia dhe mafia islamike e
aktivizon Bashkësinë islame me xhami e
aktivitete për të penguar integrimin në BE.
A
do të zbatohet marrëveshja e fshehtë për legalizimin e xhamisë në Ulpianë dhe
kishës së Milosheviçit në Qendrën Universitare?
Xhamia
në Ulpianë dhe kisha e Milosheviçit në Kompleksin Universitar të Prishtinës nuk
janë faltore, janë objekte të ngatërresave politike. Nuk u projektuan pse kanë
nevojë besimtarët për to, por sepse Turqia e Serbia duan ta shtrijnë ndikimin
politik e të “dëshmojnë” për Dardaninë turke, përkatësisht Dardaninë serbe.
Kosova është Serbi ulërijnë të përhentit nga Beogradi, Kosova është Turqi
çirren të marrosurit në Ankara, ndërsa ne shohim herë njërin-herë tjetrin, pa guxuar
të themi se Kosova është Shqipëri.
Në
çastin që mund t’ua pi sorra mentë zyrtarëve të Prishtinës e të japin lejen për
ndërtimin e xhamisë më të madhe në
Ballkan, Beogradi do të rindërtoj Kishën serbe të Milosheviqit në kompleksin
universitar, të lënë përgjysmë pas bombardimeve të NATO-s dhe hyrjes së trupave
anglo-amerikane në kryeqytet. Kështu, do të kemi dy faltore në Prishtinë
“dhuratë” nga ish pushtuesit mizor, që lanë vragë të pashlyeshme në Dardani, do
të kemi dy qendra rrënimtare që do të përpiqen ta destabilizojnë shtetin tonë
të ri e tejet të brishtë, do të kemi çerdhen e grerëzave që do të na thumbojnë
me helmin e tyre ditën e natën.
Kërcënimet
e kreut të BIK-ut janë të pritshme, sepse është bërë një marrëveshje e fshehë
në mes Turqisë e Serbisë, përkatësisht në shkallën e dytë në mes të Bashkësisë
Islame të Kosovës me Kishën Ortodokse të Beogradit. Qarqet fetare e politike e
dinë këtë gjë. Islamikët do të ndërtojnë xhaminë ne lagjen moderne Ulpiana,
kurse serbët kishën në Qendrën Universitare të Prishtinës. Marrëveshja e ka
bekimin e heshtur të bashkësisë ndërkombëtare, ashtu sikurse e ka bekimin e
Turqisë e të shteteve arabe, ku ka ndërhyrë Beogradi. Në ndërtimin e xhamisë
nuk do të kursej para as Serbia, si për kishën e Milosheviqit.
Kreu
i Komunës së Prishtinës nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshje të fshehtë: Athua
do të bëhet zbatuese e konspiracionit?
Lojëra
të pista janë duke u luajtur prapë mbi kurrizin tonë.
BIK-un
e zvarriten në ndërtimin e xhamisë në lagjen Ulpiana, kështu që Kisha e Beogradit
e humbi durimin në ngathtësinë e kreut të myslimanëve, prandaj priftërinjtë
serb dy herë provuan ta vënë në funksion kishën e kriminelit Milosheviç. Ishin
nxitje për përshpejtimin e ndërtimit të xhamisë.
Kisha
serbe nuk e ka vendin në qendrën universitare, sepse aty s’ka asnjë serb, ashtu
sikurse nuk e ka vendin as xhamia turko-arabe në lagjen Ulpiana, sepse në
Ulpianë nuk ka myslimanë, nuk ka as turq e arabë, banorët janë puro shqiptarë
evropianë. Që të dy këto ngrehina politike, por në asnjë mënyrë fetare, bëhen
për qëllime tjera. Do t’ua shohim sherrin po lejuam ndërtimin e tyre.
Kishën
e Milosheviçit mëtojnë të vënë në funksion në mënyrë që t’i kundërvihen
Bibliotekës Universitare “Pjetër Bogdani”. Në afërsi ishte edhe kisha katolike
shqiptare që e rrënuan serbët para
pesëdhjetë vjetësh.
Xhaminë
turko-arabe duan ta ndërtojnë që t’i terrorizojnë banorët e Ulpianës me
bulurimat e hoxhës e t’u kundërvihen shqiptareve evropianë, duke “dëshmuar” se
kjo është tokë islame. Por është bërë edhe një djallëzi, jo pa qëllim: është
caktuar vendi i xhamisë politike jo larg të vetmes kishë katolike shqiptare në
kryeqytet, kishës së Shëna Ndout .
Nervoza
e kreut të BIK-ut ka arritur kulmin, sepse sponsorët e xhamisë politike kanë
dhënë shuma të mëdha nën dorë, me këto para kanë ngjyer buzët zyrtarë shteti e
të partive politike, që premtojnë apo angazhohen në ndërtimin e xhamisë.
Shihini reagimet e tyre për ndërtimin e xhamisë dhe do ta merrni vesh kush
janë, shihini ata që heshtin, meqë janë më të mençur se budallenjtë e
ekspozuar, shihni televizionet, lexoni gazetat e portalet që janë pro xhamisë.
Kështu, do ta kuptoni ku shkuan miliona dollarë të islamikëve. Paraja i bëri
myslimanë të devotshëm politikanët, gazetarët e shitur, ca kuazi intelektualë
dhe ndonjë dështak që çirret në kupë të qiellit për ndërtimin e xhamisë.
Ryshfeti i bëri zëdhënës të xhamisë politike pjesë të madhe të medieve
elektronike e të shkruara të Prishtinë e Tiranë, ku gazetari mercenar përpiqet
të bëjë krahasime në mes të katedrales e xhamisë.
Prandaj,
po patëm fatkeqësinë kombëtare të lejojmë ndërtimin e xhamisë më të madhe në
Ballkan, në shtetin me të varfër në Evropë, do të jemi dëshmitarë kur do mbajmë
fjalime të zjarrta zyrtarë të lartë turq e beduinë arabë për tokën islame, ndërsa do të promovohet paralelisht kisha
serbe në Qendrën Universitare me pompë, me fjalime politike, me paramilitarë
nga Serbia, me kryetarin e kryeministrin serb që do të bekojnë “tokën e shenjtë
serbe”, në zemër të Dardanisë mu si na e përdhosin Fushën e Dardanisë çdo vjet.
Ashtu u morën vesh Serbia e Turqia dikur që të ndërtonin përkujtimoren e
“trimave serbë” dhe Tyrben e Sulltan Muratit, duke e ndaluar ndërtimin e
përkujtimores arbërore.
Edhe
në Shqipëri pas presioneve (ryshfeteve)
turke e arabe mbi zyrtarët shqiptarë u ndërtua xhamia e madhe, por beduinët nga
e gjithë bota prapë u mblodhën dhe u falën në Sheshin Gjergj Kastrioti, duke i
lënë të zbrazëta xhamitë. Xhamitë nuk u
duhen për falje, me to bëjnë politikë antishqiptare.
Prishtina
evropiane