Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Kroatët për një xhami morën 700 milion euro investime
E enjte, 23.07.2020, 07:45 PM
Kroatët për një xhami morën 700 milion euro investime
Nga
Gani Mehmetaj
Kur
Kuvajti kërkoi leje për ndërtimin e një xhamie në Rijekë të Kroacisë për
komunitetin boshnjakë, së pari i ofroi këtij qytetit bregdetar biznes prej 700
milion euro. Kroatët e ndërtuan xhaminë 10 milion euro, me paratë e Kuvajtit, e
blenë hoxhën në Bonjë prapë me paratë e Kuvajtit, që të shërbente në xhami.
Xhamia
u ndërtua sipas kërkesave të planit urbanistikë të qytetit bregdetar e jo sipas
planit primitiv neo osman.
Ne
kemi lejuar ndërtimin e mbi 800 xhamive, por nuk e kemi kushtëzuar me asnjë
investim turk apo arab, sepse asnjë cent nuk kanë investuar Turqia e shtetet
arabe në Dardani. Por Turqia ka investuar 3 miliard dollarë në Serbi, 3
miliardë të tjera janë kontraktuar me shtetet arabe për qytetin mbi ujë në
periferi të Beogradit.
Pamje
nga xhamia moderne në Rijekë të Kroacisë.