Sabile Basha: Muharrem Fejza - Nuk njoh luftë për çështje ideologjike, përveç luftës për Shqipëri Etnike
Atdhetari i madh i Hogoshtit, Muharrem Fejza u lind në vitin 1919, në fshatin Hogosht të komunës së Dardanës (Kamenicë). Ishte djali i patriotit të madh të kësaj ane, Salih Fejza, ndërsa nënë e kishte Nexhiben, bijë e fshatit Koperrnicë, jo larg Hogoshtit. Gjithashtu edhe nëna vinte nga një familje atdhedashëse. Andaj ishte krejt e natyrshme...


























