Xhevahir Cirongu: O moj Shqipe që na linde, nga ty mos u ndafshim kurrë!...
‘’-Këndoni vocët e mi, se këtu jemi në gjirin e shqipes sonë, - u tha nipërve e mbesave nëna nga Suhareka në marsin e vitit 1999-ës që kishte udhëtuar mes predhave e plumbave nëpër malet e Kosovës e kishte mbritur në qytetin bregdetar të Durrësit.’’ Më kujtohet ajo natë Marsi i atij viti me shi e borë, një dimër plot zymëti që të kallte frikë. Por , më‘’dimër i ashpër’’ ishte lufta e që zhvillonte ushtria serbe në Kosovë ndaj vëllezërve tanë...


























