Blerim Latifi: Nga libri i kujtimeve të një kohe të zymtë
Ishte janari i vitit 1994. Një janar i thatë, por i acartë, deri në kulm. Unë isha 15 vjeçar dhe shkoja në gjimnaz. Serbët na kishin dëbuar nga objekti i gjimanazit në Skënderaj dhe ne ishim detyruar që mësimet t'i mbanim në objektet e shkollave fillore në fshatra. Mua më kishte rënë të shkoja në atë të Klinës së Epërme...


























