Alfred Papuçiu: I madhi Ismail Kadare i përket jo vetëm Shqipërisë, por mbarë njerëzimit
Isha i ftuar , pas kthimit tim nga Shqipëria, nga profesori i shquar zviceran, mik i shqiptarëve, Jean-Philippe Assal. Në bisedë e sipër i thashë i entuziazmuar se pata fatin të takohem dhe të bisedoj edhe me shkrimtarin Ismail Kadare. Profesori i nderuar më foli me dashamirësi për shkrimtarin tonë mbarëkombëtar...


























