Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Kush e hoqi bustin e Shtjefen Gjeqovit?
E merkure, 17.07.2019, 09:25 PM
Kush
e hoqi bustin e Shtjefen Gjeqovit?
Nga
Gani Mehmetaj
Edhe
pas një lumi reagimesh të opinionit për heqjen a vjedhjen e bustit të Shtjefen
Gjeqovit në shkollën fillore të Zllakuqaniut (Klinë), nuk lexova kumtesë të
policisë së Klinës, nuk ma kapi syri asnjë reagim të institucioneve shtetërore,
nuk pashë gatishmërinë e askujt që të premtoj se do të angazhohet për ndriçimin
e rastit. Heshtja i ndihmon mjegullnajës e hamendësimeve nga më të çoroditurat,
heshtja ndihmon keqbërësit, heshtja krijon huti publike, heshtja i njollos
institucionet e shtetit.
Vjedhja
e bustit të atë Shtjefen Gjeqovit mund të jetë bërë për ta shitur për skrap,
ndërsa hajdutët s’kanë skrupuj vjedhin çdo gjë që u bie në dorë. Gjurmë
vandalizmi nuk ka. Por marrja e bustit mund të jetë bërë edhe nga grupet
terroriste islamike që duan të nxisin mos durim e konfrontim fetar, që
zakonisht e kultivojnë hoxhallarët në xhamitë e Dardanisë. Vandalizma të tilla
janë bërë në të kaluarën nga grupet islamike. Policia duhej t’i ndriçonte këto
dyshime.
Nuk
është mirë t’i prijmë të keqes, por athua ishte rastësi banale a e qëllimshme
heqja e bustit në përvjetorin e vrasjes së Shtjefen Gjeqovit, njëri ndër
personalitetet më të mëdha të Dardanisë. A pati bashkëpunim serbo-islamik në
këtë vjedhje? Shtjefen Gjeqovin e vranë serbët, sepse rrezatonte shqiptarizëm,
kërkonte rrënjët ilire të shqiptarëve, ua ndriçonte mendjen shqiptarëve në
gjuhën shqipe, ndërsa në atë kohë ishte e ndaluar mësimi shqip. Serbët e dënuan
me vdekje dhe e ekzekutuan, po grupi i atyre që ia morën bustin ç’ patën me te?