Kulturë
Demir Krasniqi: Hamit Alia - Shqiponja e Karadakut
E diele, 17.05.2009, 03:54 PM
HAMIT ALIA – SHQIPONJA E KARADAKUT
Hej! Hajde hidhe vallen ,
O, Hamit Alia,
T’ i harrojmë këto halle –
Po të thërret shoqëria !
Hej! O, Hamit Alia,
O, bir Karadaku,
Po të thërret shoqëria,
Po të pret konaku,
Po të presin krushqit,
Po të pret bajraku,
Me mindil në dorë ,
Si lule zambaku !
Hej! Hajde Hamit baca,
Biri i këtij vendi –
Pa ty , s’ bëhet dasma,
S’ bëhet as gazmendi !
Hej! O, Hamit Alia,
Biri i Shurdhanit,
Dili para surles ,
Bjeri n’ gjunjë tupanit ,
Luaj vallet e burrave,
Vallen e Gjilanit !
Vallet e shumë luftërave ,
Trimat e vatanit !
Hej! Kur e ngreh zvarrë “Gajden”,
Vjen “Deli Agushi “,
“Preshevkën”, “Maramën”,
Si ti , s’i luan kushi !
Hej! Valles kur i prinë ,
Ti po fluturoje,
A je balerin,
A je zog shqiponje?
N’ malet ku u rrite ,
Hyre si valltar
Dhe për vallet shqipe
Mbete legjendar !