E diele, 28.04.2024, 06:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Këze (Kozeta) Zylo: Mjaltë zogash (Cikël poetik)

E shtune, 16.05.2009, 02:32 PM


Mjaltë zogash

Zunë të çuçurrijnë zogjtë,
Shpirti im në qiej të kaltër,
Lule Maji, gjithë aromë,
Gudulisin zemërzjarrtët!

Gudulisen çupëlinat,
Me pëllumbat, gu-gu-ftu,
Nga një gllënjkë në burimet,
Mjaltë zogash për tek ju!

Valë e nxehtë në dashuri,
Ju përndez buzët e mishta,
Me gu-gu dhe gu-gu-ftu,
Pëllumbesha aq të brishta!

Nga vesitja

Sonte vesha fustanin e kaltër,
Me lule shqerra të bardha, për ty,
Nga prushi i puthjes tënde,
Hëna mori ngjyrën e zjarrtë,
Dhe shkriu pranverën e ngrirë,
Në këtë natë me dehje Maji!
Hënëza me një rreze tinëz,
Përkëdhelte trupat tanë,
Në shtratin e mëndafshtë.
Unë mbiva, si një lule vjollce,
Nga vesitja e puthjes tënde.

Cigani i zeshkët
“Nje vend qe s’ka ciganë s’ka liri”!
Lorka

Cigan i zeshkët, ç’ja more këngës,
Defit i bie, nën dritën me hënë,
Vajzat ngjyrë bronzi, shpleksën gërshetin,
Belin e dridhnin, me yjet mbrëmë.

Dritëzat e syve, ju shkrepën vetëtima,
Të linjtat e trupit, i bëtë tendë,
Në afshin e zjarrit, pa ndroje u dogjët,
Cigani i zeshkët, me shpirt në këngë…!

Kurbatkë moj, c’ja more mend,
Te zeshkit tënd, grykë argjend!

Manhattan,
Maj, 2009



(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora