E diele, 28.04.2024, 01:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: “Sekretet” e Spartak Pecanit

E shtune, 16.05.2009, 01:23 PM


“Sekretet” e Spartak Pecanit

Nga Ilir Muharremi

Një i çmendur pret vdekjen poshtë një batanijeje, i bindur se parajsa që e pret është më e mirë se bota njerëzore. Një tjetër gris gjithë ditën gazetat. Një tjetër përfaqëson çmendurinë e ushtrisë. Një vajzë ka humbur identitetin e saj. Ajo nuk e di se cila është dhe kërkon vazhdimisht veten e saj, por nuk mund ta gjen, e tërë situata i ngjan një kaosi të pakuptimtë, një bote individuale ekstreme e shoqëruara me absurd, të gjithë personazhet  nuk ngjasojnë njëri me tjetrin, kanë biografi të veçantë dhe e tërë kjo meritë është e regjisorit nga Shqipëria Spartak Pecanit, i cili solli filmin “Sekrete”, në kino-studio në Prishtinë. Pothuajse e tërë ngjarje e filmit ndodh në një spital psikiatrik të Tiranës me  një protagonistë me emrin Landi, banor i vetmuar në një lagje. Mirëpo, i tërë subjekti i filmit vërtitet rreth dosjeve të pa hapura, po them të pa hapura qëllimisht sepse në to përfshihen shumë intelektuale Shqiptarë dhe Kosovar. Subjekti i filmit merr shkas në një lagje ku të lehura të egra dhe të frikshme zgjojnë gjithë lagjen, e këto të lehura nuk na vijnë të ndonjë qeni, por  një të Landit, ai raportohet nga komshinjtë dhe dërgohet në spital psikiatrik. Nëpërmjet tij, ne si shikues fluturojmë tek zhvillimet dhe rrëfimet të cilat na zbulojnë fatin e individit në Shqipëri. Krejt rastësisht ai miqësohet me një qenush të humbur dhe më vonë ne mësojmë se ky qen është i një ambasade të huaj. Në vazhdimësi, na shfaqet personazhi i mjekut (Ndriçim Xhepa), i cili ndjen hap pas hapi jo vetëm historinë e tij, por edhe mijëra bashkëkohës të gjeneratës së tranzicionit. Xhepa në rolin e doktorit, arrin të transformohet, të ik nga vetja e tij reale, të kalon në një person krejt tjetër, në një viktimë si pasojë e një realiteti shqiptar në Kohën e diktatorit Enver Hoxha.  Regjisor nëpërmjet temës dhe lojës së aktorëve arrin të na kthen në diçka të kaluar, e cila i ngjan ulërimave të ujqve. S’duket regjisori nuk mund të dal në breg pa e kujtuar të kaluarën, ikja në përjetësi nuk mund të bëhet pa e shpalos të kaluarën, e këtë e vërejmë në temën e filmit. E shkuara dhe e tanishmja veprojnë gjatë gjithë kohës. Ndërkaq, aktori Enver Petrovci i cili ne film luan një gjeneral me plotë dekorata, adhurues i diktatorit dhe i shtrirë në spital, në mënyrë të profesionale ndërton rolin. Ai mjeshtërisht i njeh replikat dhe e di se çfarë fshihet parapa tyre, thjeshtë di se çfarë kërkon. Në mendjen e Petrovcit, bukur mirë ishte sajuar fotografia e së shkuarës, udhëtimi i suksesshëm në kohën e diktatorit, dashuria dhe mburrja e flaktë me të, por në fund e kupton realitetin dhe i fal medaljet e tija. Ndërsa, një personazh tjetër me emrin Era (Ermela Teli) e cila ka humbur identitetin e saj, bie në dashuri me Rolandin, në shikim të parë, ajo i bije preh ndjenjave. Ana e brendshme e Telit manifestohet rrjedhshëm nëpërmjet mimikës jo të tepruar. E zhytur tërësisht në personazh, ajo i shkon deri në fund strukturës së veprës, madje edhe në disa raste kur shfaq dashurinë, ajo nganjëherë përzien agresivitetin e të çmendurit me butësinë, bukur mirë arrin këto gjëra. Kam disa vërejtje të vogla teknike, të cilat kanë të bëjnë me zorim, në shumë situata zorimi ishte i dobët, por magjia e aktorëve asnjëherë nuk na qonte në pakuptimesh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora