E merkure, 30.04.2025, 06:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Qamil Foniqi: Din Mehmetit

E shtune, 09.05.2009, 12:50 PM


Qamil Foniqi
Qamil Foniqi
Qamil Foniqi

DIN MEHMETIT                                       
(në 80-të vjetorin e lindjës)
(Baclokut)

Ani lë të  rrekulliset dielli
pas fjalëve tua
të digjet planet rreth vetës
së jeta t’lë fjalë e besë
o Din Mehmeti

motet ndërrohen, plisat mbetën  t’bardhë
e vargjet tua shkrepin dritë e zjarr
qiellit t’fluturojnë pellumba paqe
që në krah mbajnë vargun tënd

në ballin e kohës ti shoh këngët
dhe për mot stërkalëm në to

edhe kur vjen loti  o trim Arbëri
plagët për melhem marrin hirin e zjarrit tënd
e  plisave shëndrrit rrugë e ëndërrave
tek përmallët melodi fyelli e çiftelie  fëmijerisë
kënga jote nur atdhéu  hë... bir Dukagjini

Ti ,,Agu” i kallur në shpirt
pikë gjaku, dhembje e krenarisë
netët s’të flenin në sy  kullave t’Junikut
n’ tokën e kuqe rrënjë mbillje
i lidhe në ëndërrat e lirisë
sot e mot , hë... baclok deti
ooo... Din Mehmeti

Rotterdam, 7-05-2009

Din Mehmeti
Din Mehmeti



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx