E enjte, 24.07.2025, 10:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Mbretëresha e Rumanisë dhe populli shqiptar

E premte, 08.05.2009, 10:53 PM


Elisabeta de Wied (Carmen Sylva) me burrin e saj, mbreti Carol I
Elisabeta de Wied (Carmen Sylva) me burrin e saj, mbreti Carol I
Mbretëresha e Rumanisë dhe populli shqiptar

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Elisabeta de Wied (1843-1916), është emri me të cilin ka qenë e njohur Mbretëresha Elisabeta e parë e Rumanisë, bashkëshortja e mbretit të parë (Carol I)), mbreti i parë i dinastisë Hohenzollern. Emri i saj komplet: Elisabeth Pauline Ottilie Luise zu Wied,  e lindur më 29 dhjetor 1843 në Neuwied, Gjermani, vdiq më 18 shkurt 1916 në Curtea de Arges. Burri i saj nihej si mbret me emrin Carol I. Elisabeta ka qenë patrone e arteve, themeluese e disa instituteve mirëbërëse, poete, eseiste, shkrimtare. Ajo është e njohur poashtu, përmes emrit Principesa Elisabeth von Wied. Si poete dhe patrone e arteve mbante pseudonimin Carmen Sylva, ndërsa si themeluese e instituteve mirëbërëse populli e pat pagëzuar si  Mamaja e të plagosurve. Cili është kontributi i saj për kombin shqiptar? Pikësëpari meriton të përmendim faktin se mbreti, respektivisht princi i parë shqiptar, Princ Widi, ishte nipi i mbretëreshës rumunë Elisabeta de Wied
 Si e përshkruan Carmen Sylva Shqipërinë dhe kombin shqiptar në broshurën e saj Cili është Ay? (Bukuresht, 1914, 10 faqe), e përkthyer në gjuhën shqipe prej Asdrenit. Ja se si: „Kjo është Shqipëria paqësore prej së cilës u mëndua Mbreti të japë një udhëheqës të zotin edhe një mprojtës mendar popullit shqipëtar aqë të vuarshim. Shqipëtarët kanë mjaft të drejtë për një pushim pas aqë trazimeve. Pasi ata u mprojtën që nga majët e malevet kundrë Romanëve që u derthnë në vënt të tyre, ata e mbajtnë hovin ndë aqë shekulla me luftë kundrë Turqve, të cilët kurrë s’mundnë t’i kllasin nënë zgjedhë” (fq. 8-9).  Dhe ç’thot më tej, kjo Zonjë e respektuar?: „Thohet se Shqipëtarët janë popull m’i vjetër i Europës. Pellasgët, gjuha e tyre s’ka afërim me gjuhën Latine apo me gjuhërat Sllave. Besnikëria e tyre ësht’ e famëshme që në kohët e vjetra. Në gjithë vëndet tona (në Rumani),  kemi patur gjithmonë vetëm Shqipëtarë, ruajtës të shtëpive, të bankave  si mprojtje edhe vigjëllim. Kurrë s’munt të jetë Shqipëtari tradhëtor. Fjala e tij e dhënë, besa, është një gjë e shënjtë, e pa

Disa nga 30 gazetat shqipe që delnin në Rumani (1887-1938)
Disa nga 30 gazetat shqipe që delnin në Rumani (1887-1938)

trazuarshme. Ashpërsia e vetijavet te atdheu i motshëm i burrave është shum’ e madhe, edhe për këtë Shqipëtarët meritojnë të kenë në ballë të tyre një jetë familiare aqë të bukur edhe të shënjtë” (fq.9).
 Ja pra, me pak fjalë, disa fjalë për herë të parë për një dashamire të madhe të Shqipërisë, mbretëresha e Rumanisë.  Sipas Flamurit të Shqipërisë  kuptojmë se u shua më 18 shkurt 1916. „Hidhërimni tregohesh në fytyrat e gjith popullit, i cili s’desh të mbesonte gjëmën e madhe, vdekjen e mbretëreshës me të cilën ishin lidhur ato kujtime të ëmbla... Vdekja e papritur shtivi në zi jo vetëm popullin Rumun...Neve Shqipëtarët marim pjesë në helmin e përgjithshëm edhe ndjejmë fellë humbjen e madhe jo vetëm se na lidhin ligë dinastie, por se humbasim një mik të math, një pronjëse të vërtetë një që ndjevi me gjith fuqiën për neve Shqipëtarët. Me përunjësi të fellë i lutemi fuqimadhit të presë në mbretërien qiellore ku paqja dhe gëzimi mbretëron, më fisniken e grave”.

Mbreti i Rumanisë, Carol I
Mbreti i Rumanisë, Carol I

Elisabeth of Romania, Carmen Sylva
Elisabeth of Romania, Carmen Sylva



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx