E hene, 29.04.2024, 01:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Besnik Bardhi: Një libër për Helmimet në Kosovë

E merkure, 06.05.2009, 09:24 PM


Këto ditë doli nga shtypi, ne gjuhën shqipe, libri i autorit suedez, Joran Wasenius – “ Sëmundja mistike ”

NJË LIBËR PËR HELMIMET NË KOSOVË

Nga Dr. Besnik Bardhi

Këto ditë doli nga shtypi, në gjuhën shqipe, libri  “SËMUNDJA MISTIKE ”,  i autorit suedez , JORAN WASSENIUS.
Libri u  përkthye nga suedishtja në gjuhën shqipe nga Hamit Gurguri, dhe u botua në kuadër të Shtëpisë Botuese  “  SHOTA “ nga Gisloaved në Suedi.

Historiani  suedez WASSENIUS,  publikoj këtë libër pas 10 vitesh pune të pa lodhur hulumtuese dhe shkencore lidhur me helmimet e rinisë shqiptare që u bënë në pranverën e vitit 1990 në Kosovë, nga ana e pushtetit okupator dhe kriminal  serb.

Libri fillimisht, në versionin suedez, u promovua ne Suedi  kohë më pare dhe  pat zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh, sidomos tek bashkatdhetarët tanë që ndodhen atje.

Wassenius intervistoj shumë individ të cilët ishin në forma të ndryshme të implikuar në ngjarjet  e dhembshme të pranverës së vitit 1990 në Kosovë.

Teza për helmimet e rinisë shqiptare në Kosovë në vitin 1990, të cilën e plason Wassenius në këtë libër, është e pa kontestuar dhe shumë bindëse nga një mori fakte shkencore të prezantuara.
Autori përshkruan këtë tragjedi të ndodhur në Kosovë me gjuhën dhe forcën e argumenteve , të përcjellur dhe të ilustruar me shumë foto autentike.


Autori WASSENIUS, në këtë libër gjithashtu  rëndesi dhe hapsirë të veçant i kushton simposiumit që u mbajt në Zagreb, në qershor të vitit 1990, enkas për këtë qëllim, me titull: “ Kosova, sprovë e ndergjegjes mjekësore “.

Shpresojmë që kësaj radhe edhe kompetentët nga  Qeveria e Kosovës, do të tregojnë interesim dhe do të ndihmojnë që kjo vepër kapitale të botohet sa më pare edhe në gjuhën angleze.

Kjo vepër kapitale me interes kombëtar është një thesar për historinë e re të shtetit të ri të Kosovës.
Autori Wassenius , edhe pse në moshë shumë të shtyer, i ka kaluar te 80-tat, arriti të përfundoj këtë libër dhe t’i tregoj botës se në pranverën e vitit 1990, në Kosovë, ndodhi një ngjarje e llahtarshme, helmimi i rinisë shqiptare, i shkaktuar nga pushteti okupator serb. Ky historian human suedez, thellë i prekur  nga kjo tragjedi, ndriçoj një periudhë shumë të errët  dhe të dhembshme të  popullit shqiptarë në Kosovë.
Pa dyshim së bashku me këtë të vërtetë dhe Wassenius hyri në historinë e re të shtetit të Kosovës.

Promovimi i këtij libri me vlerë  shumë të madhe, pritet të bëhet në fillim të qershorit , pritet të marr pjesë dhe vetë autori Wassenius.

Shikoni në youtube, video materiale për helmimet:
www.youtube.com/user/newbornstates



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora