E hene, 29.04.2024, 06:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Shtrirjet imagjinative dhe motivuese

E marte, 05.05.2009, 06:14 PM


SHTRIRJET IMAGJINATIVE DHE MOTIVUESE

Vështrim letrar

(Mejdi Shabani “Dhelpra në gjyq”, Sh.B. “Feniks”, Preshevë 2009)

Nga Bilall Maliqi

Nëse merret parasyshë zhvillimi i kulturës në tri komunat tona të ndara., fjala është për kulturën letrare e cila tashmë ka shtrirë dimensionet e veta në çdo fushë letrare gjithnjë duke bashkëpunuar me Edicionin e Botimeve të “Feniksit”, atëherë para nesh dhe botës së lexuesve paraqitet edhe një libër me pjesë dramtike të autorit Mejdi Shabani.
Pas veprës së parë me poezi “Lotët e zemrës” të botuar në vitin 2002, Mejdiu para opinionit artëdashës del me librin tjetër të një zhanri që është deficitar në trojet tona, është fjala për pjesët skenike të titulluara  “Dhelpra në gjyq”.Mejdiu provoi pendën e tij edhe në këtë zhanër duke qenë i vetëdishëm se kemi të bëjmë me një rrymë letrare të vështirë dhe që don përkushtim të madh së pari për ta plotësuar vlerën e kënaqshme artistike dhe së dyti për t’u pranuar edhe nga lexuesit e vegjël ky libër, pastaj për t’u mbetur në hater për një kohë të gjatë dhe natyrisht për t’u luajtur edhe në skenë nga nxënësit.

Personifikimi si motivim

Brenda kopertinave të këtij libri qysh prej faqes së pestë fillon edhe publikimi i personazheve që e jetësojnë librin.Këtu kemi të bëjmë me personifikim të personazheve me veti pozitve dhe negative e që koincidojnë edhe në ndodhitë nëpër kohë që tashmë janë edhe bazë e shtrirjes së imagjinatës së autorit nëpër tërë librin deri te epilogu i kësaj drame.Bota shtazore mbështillet nga autori me petkun e lojës në skenë: Lepuri, Lepurushja, Lepurushi,  Dhelpra, Ujku dhe personazhe tjera :Qeni, Pula dhe Maca, ku paraqitet qysh në fillim dialogu mes Lepurushit (djali) me Lepurin (babai) për hallet e tyre që kishin dhe Lepurushi vendosë ta lëshoj vendin prej torturave dhe zullumeve të shumta që iu bënë, papunësisë dhe gjendjes së rëndë sociale.
Ecejakjet e autorit nëpër kohë me këtë motiv tregojnë më së miri me anë të personifikimit ku paraqitet e gjithë ajo kohë e pakohë që e përqafoi shoqërinë tonë e sidomos shtresën e varfër nga të zezat e pushtuesit shekullorë.Nga këto të zeza nga “Dhelpra” dinake dhe zullumqare nga mosdurimi shoqëria “shtazore” kishte marrë vendim ta formojnë një gjyq e të munden të ankohen kush ka nevojë.Sa shumë të rinj e të reja nga koha e kaluar e deri tani lëshuan atdheun e tyre gjithnjë me shpresë se në mënyra të ndryshme do t’i kontribuojnë atdheut, dhe kështu “Lepuri” i drejtohet “Lepurushit” me këto fjalë sa ngushëlluese aq edhe optimiste:

“Ne do të punojmë
Të dejtën ta kërkojmë.
Të dëshiroj kthim të shpejtë
Në vendin e lirë…
Mirupafshim biri im”

Është interesant se autori përveç hyrjeve vargjet i ka paraqitur në formë vargjesh poetike dhe diku-diku ka përdorur edhe rimë.
Edhe në  pjesën e dytë autori vazhdon duke futur në skenë edhe ujkun e pulën si personazhe. “Dhelpra” nga zullumet e mëdha që ua bëri popullit u padit nga shoqëria te ujku plak i cili mundohej të ndante drejtësi.Kështu pra deri te pjesa e tretë dhe në tetë skenat e paraqitura në libër zhvillohet një dramë e vërtetë në gjyqin e dhelprës e cila nuk lëshon pe derisa trupi gjykues ta dënojë dhe njëherë e përgjithmonë të mbledhë mend dhe të dijë se në koherenë edhe ne kemi pushtet, edhe ne do të jemi të mbrojtur si gjithë tjerët…

Vlerat

Libri me pjesë skenike “Dhelpra në gjyq”, iu dedikohet fëmijëve të ciklit të ulët shkollor, gjithnjë duke marrë parasyshë nivelin e kuptueshmërisë së mesazhit të autorit drejtuar atyre.Vargjet janë të kapshme dhe shumë lehtë mund të mësohen permendësh.
Kujtojmë se ky libër do të pranohet nga ligjerimi poetik për fëmijë si libër që i plotëson kriteret e formës së botueshme të librit me aq vlerë artistike që posedon dhe se për t’i jetësuar këto pjesë skenike duhet orvatur që këto të provohen edhe në skenë me qëllim që të plotësohet kërshëria e lexuesit duke i parë edhe të luajtura në skenë.

Rëndësia e librit

Libri me pjesë skenike “Dhelpra në gjyq” e autorit Mejdi Shabanit me sa vlerë artistike që ka, megjithatë është bërë një përpjekje serioze për t’ua dhuruar lexuesve dhe nxënësve këtë libër me të cilin nxënësit do të mësojnë diçka pozitive, sepse siç e cekëm më lart libra të këtij zhanri janë deficitare nëpër bibliotekat tona, andaj besojmë se do gjejë vendin nëpër biblioteka si personale ashtu edhe publike.
Rëndësisë së librit në përgjithësi po edhe të librit që ne po e trajtojmë kisha me ia bashkangjitur edhe një aforizëm shumë të qëlluar se:

“Libri është një mjeshtër mësimi memec”.
(D.Didero).

Ky aforizëm është shumë i qëlluar për rëndësinë e librit për shoqërinë dhe kulturën në përgjithësi sepse fundi-fundit krijuesit janë ata që e mbajnë gjallë kulturën e një vendi ku jetojnë me botime të librave të zhanreve të ndryshme letraro-artistike.
Kujtojmë që edhe krijuesi Mejdi Shabani me këto dy botime të parin me poezi për të rritur dhe së fundit edhe me këtë të fundit me pjesë skenike e dha në maksimum inspirimin dhe motivimin shpirtëror që kishte brenda vetes, këtë e  them gjithnjë në kapacitetin e tij krijues që posedon.
Mejdi Shabani ka në dorëshkrim një mori poezishë për fëmijë dhe shkrime tjera të cilat në të ardhmen presin dritën e botimit .
Këtij vështrimi po ia bashkangjes edhe një aforizëm se:

“Çdo komb duhet të përkufizohet, në radhë të parë, si komb kulturor”
(Manfred Osten).

Dhe se poetët janë krenaria e një kombi…
Presim në të ardhmen edhe botime tjera me ngritje të vlerave artistike nga kjo penë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora