E diele, 28.04.2024, 08:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Din Mehmeti: Letër falenderuese për Xhenc Bezhin

E hene, 04.05.2009, 08:12 PM


Din Mehmeti
Din Mehmeti
I dashuri Xhenc Bezhi

Të falenderoj përzemërsisht për letren që më dërgove përmes internetit me të cilën shprehë konisderatat tuaja të larta për mua si profesor dhe poet. Letra më gëzoi shumë. Më bëri më të lumtur dhe më të fortë. Ajo mi kujtoj ato ditë të vështira të vitit 1981, që rridhinin gjakë të rinisë së Kosovës. Ishte koha kur rinia Kosovare, kërkonte që Kosova të bëhet Republikë, përmes demostratave të cilat e dridhen në themel federaten Jugosllave. U pa qartë se shpirti liridashës i rinisë së Kosovës nuk mund të mposhtet më as me forcen e armëve as me tanke.

Xhenc Bezhi
Xhenc Bezhi
I dashuri Xhenc, unë krenohem me ty që të pata student. Ato ditë, kur po vlonin demonstratat të rrinin sytë e skuqur, ishe nervoz, ishe i gatshëm të rrënoje gjithçka rreth vetes. Dëshiroje të kacafyteshe me policinë që na kishte rrethuar. Ndjenjat tuaja ishte vështirë për t'i qetësuar. Unë të dija se je patriot i përbetuar, por s’ta thoja. Frikësohesha për ty. Prandaj të mbaja afër vetes. Unë në atë kohë gjeta forcë në vete t’u them haptazi studentëve atë që duhej t’iu thoja si profesor dhe poet. Në ato caste ishim bashkë, ju me mua unë ju, për kah idealet patriotike.

I dashur Xhenc, të dëshiroj shëndet dhe fat në jetë. Po erdhe në vendlindje do të më lumnonte takimi me ty.

Të fala Din Mehmeti



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora