E diele, 28.04.2024, 11:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Masakra në Gosponicë të Preshevës

E hene, 04.05.2009, 03:35 PM


MASAKRA NË GOSPONICË TË PRESHEVËS
(Më 30  Nëntor 1944)

N’ fund t’ Nëntorit, Dyzet e katër ,
Do t’ shënohet nji masakër .
Nga ushtria serbo barbare –
Nëpër fshatra , n’ tokat shqiptare .

Bajnë masakra në këto treva –
N’ Bujanoc e kah Presheva .
Kumanovën s’ e kanë harrue –
Nga shqiptarët me e spastrue !...

Kasaphanën e parë masive ,
Për shfarosjen kolektive ,
Si mbas planeve të Serbisë –
Do ta bajnë në Gosponicë !

Muej Nandor, Dyzet e katër ,
Ish caktua veç për masakër !
Ashtu shkijet kanë paraparë –
Vjeshtë t’ përgjakshme për shqiptarë !

N’ atë mëngjes, t’ Tridhjetë Nandorit ,
Vjen Brigada e okupatorit ,
Bashkë me serbë e maqedonë –
Xhelatxhi, si e kanë zakon !...

Drejt Preshevës, ishin nisë ,
Me dalë n’ fshatra të Malësisë,
Si mbas planit që e kanë kurdisë –
T’ bajnë masakër n’ Gosponicë !

Katër pleq , katër shqiptarë ,
Iu dalin para me “Flamura t’ bardhë”!
Janë t’ pa ngopun prej urisë –
Kërkojnë gjak të shqiptarisë !

Pleqtë , përpara i kanë nisë ,
Paskan hy në Gosponicë .
Sy përgjakun për përndjekje –
Mbi shqiptarë të mbjellin vdekje !

Sjellje t’ egra shtazarake –
Ju hynë n’ shpija e në konaqe ,
Tue plaçkitë e tue bastisë ,
Gra e fëmijë i kanë shashtrisë !...

Çdo gja t’ vlefshme tue e plaçkitë ,
Marrin arin edhe stolitë ,
Marrin rrobat e nusnive ,
Dhe çeizet e vajznive...

Tue thye dyer , tue thye dritare ,
Tue marrë ari , tue marrë pare...
Çka kanë gjetë prej orendive –
Krejt jav thejshin para syve...

Nuse e çika i kanë trishtue ,
Tue bërtitë e ty u kërcënue :
“Gjithë çka jini shiptarkinja –
Në Serbi , do t’ ju çojmë robinja !”...

Nji çetnik, i biri i thiut –
Kish hy n’ sobë t’ Ibrahim Nuhiut ,
Ja ka nisë e po bastisë ,
Don me i marrë pajën nusnisë !

Kësaj Hanifes, ju ka afrue –
Po don nusen , me e çnjerëzue!
Por Hanifja, ish bijë e vendit ,
Bash si Nora e Kelmendit !

“Largou, Qen – i biri i shkinës ,
Nuk jam shkinë e Kurshumlijes !”...
Me sakicë, sa rreptë po i mëshon –
Krejt në gjak po e ckurron !

Kjo Hanifja, si shqiponjë mali ,
Ruejti nderin dhe moralin .
Heroikisht e mbrojti vetën –
Për shpëtim , e zgjodhi VDEKJEN !

Shkau i dehun , e drodhi pushkën –
N’ sobë të vetë, e vrau nusen !
Për dysheme e plandosi –
Në rini, jetën ia sosi!...


Mbasi mallin ua kanë vjedhë –
Të gjithë meshkujt i kanë mbledhë .
Gra e fëmijë i  kanë tubue –
Para syve ua kanë pushkatue !

Pleq e t’ rinj krejt çka janë kanë –
I kanë vra njizet e nandë !
Sa t’ kenë toka gurë e lisa –
S’ do t’ harrohet GOSPONICA !

   Demir KRASNIQI
   “KËNGË KRISMASH LIRIE-2”
    Gjilan, 2003/faqe 186- 189/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora