Kulturë
Qemal Zylo: Një vidio në youtube me nxënësit e shkollës shqipe të Inst. Skanderbeg, në NY?
E enjte, 07.05.2009, 08:22 PM
Nje vidio ne youtube me nxenesit e shkolles shqipe te Inst.Skanderbeg, ne NY?
Të nderuar kolegë,
Po ju dërgoj një link në youtube ku mund të shikoni e dëgjoni nxënësit e Shkollës Shqipe të Institutit " Gjergj Kastrioti Skanderbeg".
Vidion e kam përgatitur në bashkëpunim me Todd Watkins dhe një grup të AlbaLife TV në Staten Island, NY.
Për më tepër ju mund të shikoni:
http://www.youtube.com/watch?v=teziZxvL5OE&feature=channel_page
Ju faleminderit dhe jeni të lutur ta përcillni këtë vidio tek të gjithë që ju dëshironi, me qëllim që Gjuha jonë e bukur shqipe të mos asimilohet, vecanërisht për fëmijët që lindin këtu, në emigracion.
Për ju që jeni afër shkollës sonë ju urojmë që të shihemi së shpejti në shkollë me fëmijët apo të afërmit tuaj, ndërsa atyre që janë larg nesh në emigracion, ju uroj që bashkarisht si shqiptarë të bëjmë që Gjuha jonë të mësohet kudo nga fëmijët tanë në diasporë.
Dhe njëherë ju faleminderit dhe dëgjim të këndshëm.
Me respekt,
Qemal Zylo
Drejtor i Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg”